Mbretëresha Elizabeth II me fjalim të rrallë para britanikëve për koronavirusin, i katërti në histori

Mbretëresha Elizabeth II me fjalim të rrallë para britanikëve për koronavirusin, i katërti në histori

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive.

Sipas Daily Mail, ajo pritet të flasë për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave, duke shënuar kështu numrin më të madh me të vdekur brenda një dite.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1mijë të vdekur brenda 24 orëve.

Ky fjalim është regjistruar në Ëindsor Castle dhe do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me oren lokale. Mbretëresha pritet t’i kërkojë popullit të bëhet më i fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Ky është fjalimi i katërt i Mbretëreshës Elizabeth, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftonte për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Më herët, mbretëresha i është drejtuar popullit me fjalimet e rralla, më 1997 pas përcjelljes së funeralit të Princeshës Diana, si dhe për të folur për Luftën e Gjirit në vitin 1991.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marlind Plasa: 06/04/2020 08:56

    normal qe duhet te ashpersohen masat se ne si popull nuk jemi te ndergjegjshem per veprimet tona.disa e bejne nga padituria,te tjere dalin pa rregull me vetedije,disa te tjere dalin kundra masave te marra nga kryeministri sepse e kane inat ose jane tifoz te krahut te djathte dhe krijohet nji lomsh dhe pstaj smuremi te gjithe e ctaksirat ka populli qe e rrespekton rregullin e qeveris .O POPULL EVITONI DALJET.SA ME PAK DALJE DHE MBANI DISTANCEN SOCIALE ESHTE ME E MIRA E MUNDESHME DHE SHUME SHPEJ DO DALIM NGA KJO KRIZE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në