Mbretëresha Elisabeth mbledh familjen mbi të ardhmen e princit Harry

Mbretëresha Elisabeth mbledh familjen mbi të ardhmen e princit Harry

Mbretëresha Elisabeth, Meghan dhe princ Harry

Mbretëresha Elisabeth ka thirrur të hënën rangun më të lartë të Sandringham për bisedime ballë për ballë për të diskutuar rolet e ardhshme të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Zyrtarët e Pallatit i thanë BBC-së se Princi Harry, Duka i Kembrixhit dhe Princi i Uellsit do të merrnin pjesë të gjithë, ndërsa Meghan pritet të bashkohet në diskutim përmes telefonit nga Kanadaja.

Duka dhe dukesha  thanë se ata planifikojnë të tërhiqen në disa detyra të Familjes Mbretërore dhe të jenë të pavarur ekomomikisht.

Nuk ka sugjerim që të arrihet një përfundim në takim, por korrespondentja mbretërore e BBC, Jonny Dymond tha se shpresohet se bisedimet do të prodhojnë një hap tjetër për të përcaktuar marrëdhëniet e reja të çiftit me Familjen Mbretërore,  në përputhje me dëshirën e Mbretëreshës për të gjetur një zgjidhje brenda ditëve.

Ai shtoi se ka ende pengesa të mëdha për të kapërcyer në bisedime.

Sipas gazetës, Princi William i tha një shoku: "Unë kam vënë krahun tim rreth vëllait tim gjatë gjithë jetës sonë dhe nuk mund ta bëj më atë; ne jemi me entitete të ndara. E tëra çfarë mund të bëjmë, dhe gjithçka që mund të bëjmë është të përpiqemi t'i mbështesim ata dhe të shpresojmë që të vijë koha kur të gjithë jemi duke kënduar nga e njëjta faqe".

 Princi Charles aktualisht është në Oman, pasi udhëtoi brenda natës për të marrë pjesë në të parën nga tre ditët e ngushëllimeve zyrtare përkrah Kryeministrit Boris Johnson, pas vdekjes së Sulltan Qaboos bin Said Al Said.

Ai do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në kohë për të marrë pjesë në bisedimet e së hënës.

Të Dielën në mëngjes, Mbretëresha u pa duke buzëqeshur para publikut, ndërsa ajo u drejtua në kishë në Sandringham.

Samiti mbretëror i së hënës mund të mos jetë mbledhja e fundit e tillë e nevojshme për të zgjidhur gjërat; por përparimi i mjaftueshëm është bërë nga stafi i pallatit dhe shërbyesit civilë për anëtarët më të moshuar të familjes për t'u takuar për të diskutuar disa propozime mjaft konkrete  për Princin Harry dhe Meghan.

 Ende ekzistojnë pengesa të mëdha dhe akoma nuk është e qartë çështja.

 Në të do të varen çështje të tilla si financimi dhe ndërlidhja midis pallatit dhe princit Harry dhe organizatës së re të Meghan. 

Tetorin e kaluar, Princi Harry dhe Meghan zbuluan publikisht përpjekjet e tyre nën vëmendjen e mediave dhe vështirësitë që hasën, kur ata filluan të preknin jetën e tyre personale.

Në dhjetor u zbulua se çifti kishte bërë një kërkesë për të sjellë markën e tyre "Sussex Royal" në një seri artikujsh, duke përfshirë libra, kalendarë, veshje, mbledhje fondesh për bamirësi, arsim dhe shërbime të kujdesit shoqëror.

Pema e famijes mbretërore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n