Mbretëri e Bashkuar, gratë shtatzëna marrin dritën jeshile për të marrë vaksinën anti-COVID

Mbretëri e Bashkuar, gratë shtatzëna marrin dritën jeshile për të marrë vaksinën anti-COVID

Qindra mijëra gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë drita jeshile për të marrë një vaksinë anti-Covid. Në një artikull të publikuar nga The Guardian është  sugjeruar që gratë shtatzëna “të çdo moshe” në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinohen me vaksinat e Pfizer / BioNTech ose Moderna.

“Edhe pse provat klinike mbi vaksinimin gjatë shtatzënisë nuk janë të avancuara, të dhënat e disponueshme nuk tregojnë se vaksinimi kundër Covid shkakton probleme gjatë shtatzënisë.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin ka këshilluar që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen në të njëjtën kohë me gratë që nuk janë, bazuar në moshën e tyre dhe rrezikshmërinë së infektimit me COVID-19.

Rekomandimi u bë edhe pas publikimit të të të dhënave nga CDC, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilin theksohej se në rreth 90,000 gra shtatzëna të vaksinuara nuk kishin shfaqur asnjë shqetësim.

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për efektet anësorë, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë. Pasi edhe pse nuk ka asnjë të dhënë që ato mund të infektohen më lehtë, shkalla që infektimi të jetë më I rëndë apo të ketë lindje të parakohshme nga virusi është edhe më I madhe.

Udhëzimi i ri thotë se gratë që janë duke u përpjekur të mbeten shtatzënë, ato që kohët e fundit kanë lindur një fëmijë ose kanë fëmijë me gji, mund të vaksinohen me çdo vaksinë, në varësi të moshës së tyre dhe grupit të rrezikut klinik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot