Mbreteria e Bashkuar, pas 5 ditësh radhazi rënie në rastet e reja, shpresë se është kaluar kulmi i valës së tretë të infeksioneve

Mbreteria e Bashkuar, pas 5 ditësh radhazi rënie në rastet e reja, shpresë se është kaluar kulmi i valës së tretë të infeksioneve

Mbretëria e Bashkuar shpreson që vala e tretë të ketë arritur kulmin ndërsa rastet e reja me COVID kanë rënë për të pestën ditë rradhazi.

Gjatë javës së kaluar, infeksionet e reja ranë me 15.4% krahasuar me periudhën e mëparshme shtatë-ditore.

Vala e tretë e Britanisë filloi në mes të majit, në një kohë që shumica e dyqaneve jo-thelbësore, restorantet dhe kafenetë në natyrë ishin lejuar të rihapen një muaj më parë ndërsa kufizimet në tubimet shoqërore ishin lehtësuar pak.

Në fund të qershorit, vendi po regjistronte më shumë se 20,000 raste të reja çdo ditë, duke arritur kulmin në 17 korrik me 54,674 infeksione.

Rritja iu atribuua kryesisht variantit Delta, i cili u shfaq fillimisht filloi në Indi dhe është më i transmetueshëm sesa variantet e mëparshme.

Profesori Adam Kucharski deklaroi se rënia e rasteve të reja është një shenjë se kulmi i valës së tretë mund të jetë arritur, por paralajmëroi se "më parë janë parë edhe maja të rreme"

"Unë mendoj se java ose dy javët e ardhshme do të jenë thelbësore për të treguar nëse me të vërtetë një ngadalësim, një kulm i mundshëm ose nëse do të ketë më shumë të infektuar” , tha ai për BBC Radio 4.

Numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital, nuk ka pësuar rënie por krahasuar me valën e dytë që vendi kaloi këtë dimër, është shumë herë më e ulët. Rezultate të tilla i janë atribuuar fushatës së vaksinimit, ku më shumë se 70% e të rriturve britanikë tani janë plotësisht të vaksinuar dhe 88% kanë marrë të paktën një dozë.

Institucionet e Shëndetit Publik Anglez kanë paralajmëruar se po përgatiten për "një skenar më të keq në sezonin e dimrit" pas një rritje të parë tek fëmijët.

Shtetrrethimit e njëpasnjëshme gjatë vitit të kaluar kanë zvogëluar edhe ekspozimin e qytetarëve ndaj viruseve të ndryshme, por pas lehtësimit të kufizimeve mundësitë e rritjes së infeksioneve janë të mëdha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale