Mbreti Charles III i Britanisë vizitë zyrtare në Gjermani, i pari monark që mban një fjalim në Bundestagun gjerman

Mbreti Charles III i Britanisë vizitë zyrtare në Gjermani, i pari monark që mban një fjalim në Bundestagun gjerman

Mbreti Charles dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

Mbreti Charles III i Britanisë është bërë monarku i parë që flet para parlamentit gjerman, Bundestag, të enjten, si pjesë e një vizite që synon të forcojë lidhjet midis dy fuqive evropiane.

‘Vështirë se mund të filloj të shpreh krenarinë që ndiej  për marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.’- tha Mbreti. Mbreti Charles tha se shkoi në Gjermani për herë të parë kur ishte 13 vjeç dhe që atëherë është njohur me shumë cepa të asaj toke të mrekullueshme". Ai tha se ka "marrëdhënie familjare" në Gjermani. Më pas ai folipër “pikat e lidhjes” në historinë e marrëdhënieve britaniko-gjermane.

Mbreti thotë se, që kur foli për herë të fundit në Bundestag, plaga e luftës është kthyer në Evropë. "Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtjet më të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm," tha ai.

"Jetë të panumërta janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur në mënyrën më brutale [dhe] siguria e Evropës është kërcënuar".

Ai shton se bota "jo thjesht ka qëndruar pranë" dhe se "ne mund të marrim zemër nga uniteti ynë". "Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik," thotë ai. "Si dy donatorët më të mëdhenj të Evropës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri. Ne kemi marrë vendime që më parë mund të dukeshin të paimagjinueshme."

Charles, 74 vjeç, është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur u bë mbret. Ai dhe bashkëshortja e tij Camilla, mbërritën në Berlin të mërkurën.

Turmat e dashamirësve dhe kreu i shtetit të Gjermanisë, Presidenti Frank-Walter Steinmeier, përshëndetën çiftin në portën ikonike të kryeqytetit të Brandenburgut. Më vonë ata morën pjesë në një banket për nder të tyre në pallatin presidencial. 

Përtej pompozitetit, vizita tre-ditore ka një qëllim politik. Qeveria britanike po përpiqet të ndreqë lidhjet e prishura me partnerët e saj kontinental pas procesit që i parapriu dhe pasoi tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Mbreti Charles vlerëson BE-në dhe Gjermaninë për kontributin në mbrojtje të lirisë dhe paqës në Ukrainë

1676908913_charles.jpg

Në një fjalim historik në parlamentin gjerman këtë mëngjes, Mbreti Charles vlerësoi Bashkimin Evropian për kontributin në mbrojtjen të Ukrainës dhe përshëndeti vendimin e Gjermanisë për të ofruar mbështetje ushtarake.

Duke iu drejtuar politikanëve dhe personaliteteve gjermane në një vizitë shtetërore në Berlin, Mbreti foli për "vuajtjet e paimagjinueshme" të shkaktuara nga pushtimi i Rusisë mbi një vit më parë, por tha se ne mund të "kurajohemi" nga mënyra se si jemi bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

"Lufta e agresionit kundër Ukrainës ka shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm," tha Mbreti. “Shumë jetë po shkatërrohen dhe liria dhe dinjiteti janë shkelur me këmbë”.

Ai tha se siguria evropiane "është po aq e kërcënuar sa vlerat tona demokratike", por tha se bota nuk po shikon larg.

"Ne jemi thellësisht të tronditur nga shkatërrimi, por ne mund të inkurajohemi nga uniteti ynë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Ukrainës, paqes dhe lirisë," shtoi Mbreti.

Ai vlerësoi rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë si donatorët më të mëdhenj evropianë për Ukrainën, si dhe vendimin e Gjermanisë për të ofruar mbështetje ushtarake, duke thënë se "konsiderohet të jetë shumë i mirëpritur dhe shumë i rëndësishëm nga bota në përgjithësi".

Mbreti është monarku i parë britanik që i drejtohet parlamentit gjerman.

Ora 13:02
Mbreti Charles III: Plaga e luftës është kthyer në Europë, duhet të qëndrojmë të bashkuar

 

1680174198_charkles.JPG

Mbreti Charles III në fjalimin e tij në Bundestag  ka cekur edhe luftwn nw Ukrainw.

 “Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtjet më të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm. Jetët e mijëra njerëzve janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur në mënyrën më brutale dhe siguria e Europës është kërcënuar”, tha ai.

Ai u shpreh se bota jo thjesht i ka qëndruar pranë Ukrainës por se dhe Gjermania dhe Britania duhet të marrin zemër nga uniteti.

“Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik,” tha ai. “Si dy donatorët më të mëdhenj të Europës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri.

Ne kemi marrë vendime që më parë mund të dukeshin të paimagjinueshme.”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri