Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit

Si rrallë herë, me një vendim të unifikuar, operatorët e mediave në shenjë proteste lanë kamerat dhe refuzuan të filmojmë e tu drejtojnë mikrofonat deputetëve të Rithemelimit, të cilët u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me SPAKU-n, teksa jepej masa e sigurisë, për të mbështetur një militant të dhunshëm që rrezikoi jetën e tyre dhe të gazetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës.

Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës 55, Fahri Balliu, dhe deputetët Bledion Nallbati e Elda Hoti u shfaqën në gjykatë për të përkrahur Sokol Bushkolajn, 49-vjeçarin nga Thumana të arrestuar për episodin skandaloz të hedhjes së bombave molotov ndaj mediave që ndiqnin tubimin e nëntë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë për dorëheqjen e kryebashkiakuat Erion Veliaj.

Operatorët e mediave bojkotuan të filmojnë planet e përfaqësuesve të fraksionit të Rithemelimit prezent në Gjykatë për personin që hodhi molotov të martën nën këmbët tyre në krye të detyrës

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e përshëndeti këtë akt proteste dhe inkurajoi çdo punonjës të mediave të solidarizohet dhe të bëhen bashkë kur ata cënohen fizikisht dhe verbalisht.

Rithemelimi në bllok në disa reagime të mëparshme, jo vetëm që nuk mbrojti mediat, por doli në krah të protestuesit të dhunshëm, e madje sulmuan edhe shoqatat e gazetarëve që reaguan ashpër.

Në seancën që mbajti me dyer të mbyllura, gjyqtarja Marinela Osmani, refuzoi praninë e përfaqësuesve të Rithemelimit dhe caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sokol Bushkolajt, edhe pse Prokurori Arben Agovi, kërkoi të qëndrojë në qeli.  Avokati pretendoi se Bushkolaj ditën e protestës ka qenë në Tiranë, por jo në tubim, dhe tha se nuk është ai personi i maskuar me molotov.

Policia e Shtetit i referoi në prokurori materialet procedurale edhe me veprën e “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, bazuar në faktin që me vetëdije dhe qëllim protestuesi lëshonte molotovët në drejtim të vendit ku ishin pozicionuar gazetarët dhe operatorët në protestë. Por Prokuroria e hoqi këtë vepër, dhe kërkoi arrest në burg vetëm për “shkatërrim të pronës me zjarr”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse”.

49-vjeçari Bushkolaj, i hetuar edhe më herët për dhunë në protestë dhe me masë “detyrim paraqitje” u filmua teksa hidhte si të ishin lule, të paktën 2 bomba molotov në drejtim të gazetarëve dhe operatorëve të cilët po transmetonin pamjet nga protesta.

Për ngjarjen e rrezikshme që ngjalli panik edhe në mesin e vetë protestuesve, nuk pati asnjë reagim për ndalje të dhunës nga politikanët që mbanin fjalë në protestë. Të vetmen thirrje e bëri policia e Shtetit me megafon

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/06/2024 02:28

    /Si rralle here.../-thoni ju! Po tregoheni shume te bute,une nuk mbaj mend qe mediat shqiptare te kene bere bojkot per raste te tilla,s.d.q,me mire vone se kurre.Politika shqiptare duhet t'a kuptoje rendesine e shtypit e mediave si fuqia e 5-te.Ne perendim,mediat jane ato qe krijojne ose shkaterrojne imazhin e nje politikani perpara votuesve.Vetem 4 shembuj te kundert se si jane trajtuar nga mediat politikane te ndryshem:Nixon,Trump,Clinton,Obama.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 01/06/2024 19:25

    Këtë duhet t'a kishit bërë disa vite më parë. Po tani që ju dogji po e bojkotoni kriminelin . Po do zoti do e zgjatni ca,mos t'i shikojmë për ca kohë atë organizatat kriminale.

    Përgjigju
  • Roberto: 01/06/2024 16:02

    Ky mushkonja (Bushkolaj) here tjetër duhet me vra ndonjë Gazetar apo Polic për tu arrestuar! Turp për këto gjykata apo prokuror që idhanë arrest shtëpie një krimineli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com