Mbrojtësi i Uruguait 'shpërthen' ndaj FIFA-s: Janë një tufë hajdutësh (VIDEO)

Jose Maria Gimenez, mbrojtësi i Uruguait, shpërtheu kundër FIFA-s pas ndeshjes që skuadra amerikano-jugore fitoi ndaj Ganës me rezultatin 2-0, por që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 1/8 të Botërorit.

“Janë një tufë hajdutësh këta bij k… Po, po, më filmo”, iu drejtua kamerës lojtari i Atletico Madrid.

Daniel Siebert, arbitri gjerman i ndeshjes, injoroi dy raste për 11-metërsh të mundshëm në zonën e Ganës. Njërën madje shkoi ta shikonte në VAR (ndërhyrjen e Amartey ndaj Darwin Nunez), por Siebert nuk e akordoi penallti edhe pasi e pa në monitor.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët uruguaianë iu turrën arbitrit gjerman, ndërsa Cavani kur po dilte nga fusha, hodhi në tokë monitorin e VAR-it. Për t’i vënë kapakun, Suarez deklaroi: “FIFA është kundër Uruguait”.

Uruguait do t’i mjaftonte një gol tjetër për t’u kualifikuar më tej, me golaverazh më të mirë sesa Koreja e Jugut.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot