Mbrojtja e Mjedisit jashtë vëmendjes së pushtetit vendor! KLSH: 7 bashki zero fonde dhe plane për mbrojtjen e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit nga ndotja është objektiv kombëtar për këtë arsye po ndërmerren nisma ligjore për të reduktuar përdorimin e plastikës, si në rastin e qeseve, por që nga ana tjetër nuk ka mbështetje në buxhet.

Në një auditim të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2018-2021, rezulton se nga 7 bashki që janë marrë në shqyrtim Tirana, Vlora, Fieri, Shkodra, Pogradeci e Lezha nuk kanë shpenzuar asnjë fond nga buxhetet e tyre për hartimin e programeve të dedikuara për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërgjegjësimin mjedisor.

Ndërsa Bashkia Korçë përgjatë katër viteve ka shpenzuar 5.1 milionë lekë për ndërgjegjësimin e qytetarëve, dhe asnjë para për programe të tjera. Kurse bashkia e Shkodrës edhe pse kishte të planifikuara për vitin e kaluar 40.4 milionë lekë për mbrojtjen e mjedisit fondet nuk janë shpenzuar.

“Edhe pse mbrojtja e mjedisit nga ndotja e dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e detyrueshme për të gjitha organet shtetërore, ajo nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga ana e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, thuhet në auditimin e KLSH-së.

Përveç Bashkisë së Tiranës dhe të Vlorës që kanë programe të tjera në aspektin e mjedisit, si landfill i sharrës, program gjelbërimi apo pastrimi i qytetit, 5 bashkitë e tjera i kanë të shpërndara fondet e tyre vetëm tek mbrojtja e pyjeve, ujitja dhe menaxhimi i mbetjeve.

Disa nga gjetjet negative të auditimit të kryer kanë të bëjnë kryesisht me: mungesë buxhetesh për politikat mjedisore, kosto të larta për rehabilitimin e mjedisit, mungesë transparence me publikun për problemet mjedisore, s’ka fushata ndërgjegjësuese, dëmtim të cilësisë së jetesës prej ndotjes, mungesë planesh veprimi për mjedisin dhe nga ana tjetër krijim të vatrave të reja të ndotjes mjedisore që nuk kanë marrë ende zgjidhje.

Si pasojë e këtyre gjetjeve Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga bashkitë Lezhë, Fier, Vlorë, Pogradec dhe Korçë të ngrenë strukturat e nevojshme të dedikuara për hartimin e politikave mjedisore, ndërsa Tirana e Shkodra të rishikojnë strukturat ekzistuese brenda datës 31 dhjetor 2022.

Marrja e masave për të zgjidhur problemet mjedisore konsiderohet emergjencë, për këtë arsye KLSH citon edhe një raport nga Agjencine Kombëtare e Mjedisit për vitin 2020 ku thuhej se efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit (zhurmat dhe ndotja) janë serioze. Një e treta e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës, janë pasoje e ndotjes së ajrit.

“Sot, mjedisi në vendin tonë paraqitet shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesor e zënë mbetjet urbane, kimike, emetimi i gazrave në hapësirë dhe industrive të ndryshme që operojnë, zhurmat dhe kaosi përbëjnë një ndotës tjetër që ndikon dukshëm në gjendjen emocionale dhe psikologjike duke dëmtuar ndjeshëm cilësinë e jetës”, thuhet në auditim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/08/2022 11:14

    Pse po zv ministrja nuk eshte mesuese gjuhe?Per nje provim kerkonte 200 euro nga studentet.Gjithe sekseret e saj i ka futur ne pune

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 02/08/2022 09:08

    Po natyrisht qe keshtu do ndodhte kur politikat e mjedisit i ben nje mesuese frengjishtjeje si Mirela Kumbaro Furxhi, alias Pika e Vogel e Butrintit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos

28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos