'Mbushën' me kanabis zonat malore në Mirditë dhe Pukë, ja kush janë 9 trafikantë e arrestuar një ditë më parë! Operacioni i SPAK nxori zbuluar edhe policët që i ndihmonin

'Mbushën' me kanabis zonat malore në Mirditë dhe Pukë, ja kush janë 9 trafikantë e arrestuar një ditë më parë! Operacioni i SPAK nxori zbuluar edhe policët që i ndihmonin

Janë identifikuar 9 trafikantët e arrestuar një ditë më parë, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis në sipërfaqe të gjera toke në zonat malore në Mirditë dhe Pukë. Mësohet se në pranga kanë rënë Leon Ndrecaj alias Gjin Ndrecaj, Leonard Kola alias Nardi Kola, të dy kokat e grupit të kultivbimit të kanabisit, Zef Lalaj, Ilir Prengaj alias Paulin Gjoni, Ylli Veshi, Gjin Kola alias Edi Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi.

Ky grup i kultivimit të kanabisit u godit nga SPAK një ditë më parë, pas një hetimi 1 vjeçar, që nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet.

Për 4 efektivët e Pukës, Zamir Mehajn, Alfred Ndojin, Fatmir Alijan e Petrit Florinin është vendosur masa e sigurisë 'detyrim paraqitje', të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa Bicukaj është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK 5 efektivët e policisë kanë favorizuar të paktën 4 raste të trafikut të kanabisit. Gjatë hetimeve në 4 raste janë sekuestruar 4000 rrënjë kanabisi dhe rreth 80 kg kanabis.

Në lidhje me këtë operacion, SPAK dha 20 masa sigurie, ku 13 janë për "arrest me burg", mes tyre edhe nënkomisari i Pukës, Kastriot Bicukaj, 3 janë "arrest shtëpie" dhe 4 "detyrim paraqitje", por u realizuan vetëm 9 arrestime.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Henri: 22/10/2021 13:59

    I eshte turrur SPAKU njerzve me shpate ne brez. Ne presim peshkaqene, e keta po denden me cironka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet