Mbushi makinën me djathë toste kontrabandë në vlerën e 10 mijë eurove, pranga 32-vjeçarit

Mbushi makinën me djathë toste kontrabandë në vlerën e 10 mijë eurove, pranga 32-vjeçarit

Mariglen Zenelaj dhe makina ku po e transportonte djathin

ELBASAN- Një  32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kishte futur kontrabandë një sasi djathi për tostë nga Maqedonia e Veriut.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se në pranga ka rënë Mariglen Zenelaj, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë për tostë, rreth 700 pako që kapte vlerën e 10 mijë euro. Djathi nuk kishte certifikatë shoqëruese.

Report Tv ka siguruar foton e 32-vjeçarit të arrestuar dhe mjetit që ai përdori për të kaluar djathin kontrabandë. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç,  banues në Tiranë. Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar   kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet të jetë futur  kontrabandë nga Maqedonia e Veriut Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kol gjeta: 20/10/2019 19:05

    Po turp skeni sleni popullin të naj buk keni ber kapje të fuqishme ju q......a robt skapni ato që jan për të kap dëmton shtetin ky se do haj buk kurse ato që po ju vjedhin perdit se ngrëni zërin se sjua mba jeni lepirsa qeverie

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/10/2019 14:57

    Vetëm fshatarët ngrkojnë djathra gjizëra thekër e krunde neper makina mercedeza. Oh po, dhe thasë me patate lakra e qepë!

    Përgjigju
    • : 21/10/2019 14:33

      Po normal se pabuksat si puna jote e kan enderr te shikojn nje makin te till jo te ken shancin me e prek

    • Tarasi: 20/10/2019 18:27

      Thuaj c te duash ti ai banon në Tirane eshte qytetar

  • Teku: 20/10/2019 10:58

    Po prandaj nuk e ka realizuar planin dogana me tatimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë