Koronavirusi mbyll 15 fasoneri në Krujë, pronarët: 30% e punëtorëve mungojnë çdo ditë nga frika

15 fasoneri në rrethin e Kujës kanë vendosur unanimisht që të mbyllin aktivitetin e tyre deri më 6 prill. Numri i punonjësve në këto fabrika arrin deri në 3000 persona.

Një ndër biznesmenët e një fasonerise që prodhon këpucë Muharrem Hoçja thotë se kanë dalë në këtë vendim edhe pse mund të dëmtohen financiarisht pasi nuk duan të rrezikojnë jetën e tyre dhe të punonjësve në fasoneri nga përhapja e koronavirusit në vend.

"Kemi rënë dakord që të mbyllim punën deri në datën 6. Do shohim sesi do të vazhdojë kjo epidemi, ndryshe do të vazhdojmë më gjatë. Jemi të vetëdijshëm për financat por nuk mund të rrezikoj në radhë të parë shëndetin e familjes time duke vazhduar punën. Jemi 15 fasoneri që kemi mbyllur punën", tha Muharrem Hoçja

Një arsye shumë e rëndësishme që i ka shtyrë të mbyllin punën, sipas pronarëve të fasonerive është edhe mungesa e stafit deri në 30 %, për shkak se puna është në seri, mungesa e tyre bën që puna të mos vijojë normalisht.

"Puna jonë është në seri, nuk mund të vazhdojmë ne kështu punën me 100 lloje arsyesh. Punëtorët mungojnë nuk vinë në punë dhe kanë të gjithë të drejtën e zotit të mos vijnë", tha Alfred Merlika

Ndërkohë lidhur me pagesën e rreth 3000 punonjëseve të cilët mbajnë edhe familjet e tyre, pronarët e fasonerive thonë se nuk mund t'i mbulojnë me financat e tyre për aq kohë sa nuk do jenë në punë.

"Kjo është një temë që duhet diskutuar do ndodhemi përballë efekteve financiare, janë siguracionet e dimë që do rëndojë mungesa e pagës të punëtorët por para shëndetit nuk mendohet puna. Ne si subjekt nuk kemi mundësi të japim pagat nëse nuk punojmë", tha Agron Gjoka

Grupi i bizneseve kërkojnë nga qeveria që të shihet financimi i tyre në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë