Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski: Zgjedhje të qeta nën masat anti-covid
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Maqedonia e Veriut ka mbyllur votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbrëmjen e sotme nën masat e veçanta anti-covid. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur të mbyllura votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar nga ora 07.00 deri në orën 21.00.
Sipas KSHZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 20.30 është 50.86 për qind dhe sipas kryetarit të këtij institucioni, Oliver Derkovski, do të jetë për një ose dy për qind më e lartë pas numërimit të daljes edhe për 30 minutat e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara, pjesëmarrja më e lartë në votime ka qenë në njësinë e katërt zgjedhore prej 59.79 % ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryesisht me votues shqiptar, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.23 për qind e votuesve.
"Mendoj se ne përgjithësi mund të jemi të kënaqur nga pasqyra që kemi për këtë proces zgjedhor”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet ishin të qeta.
“Pavarësisht se kush do të fitojë, pres që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t'i urojnë njëri-tjetrit, siç i takon një vendi demokratik”, ka shkruar Pendarovski.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2677
Lajme të tjera
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill, 16:12
-
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore
31 Mars, 17:08
-
Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në RMV! Ali Ahmeti: Rusia ka hyrë në vendin tonë dhe ka themeluar parti
20 Mars, 19:49
-
Shtatë kandidatë në garën për president në Maqedoninë e Veriut
9 Mars, 17:07
-
Shqiptari fitoi Kampionatin Botëror të Picave në Itali, Hisen Tairi rrëfehet për Report Tv: Do hap picerinë time
8 Mars, 21:46
-
Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane
4 Mars, 22:57
-
Maqedonia e Veriut/ Arben Taravari shkarkohet nga kryetar i Aleancës për Shqiptarët pasi shkeli statutin e partisë
10 Shkurt, 18:04
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon dy ministrat shqiptar
10 Shkurt, 10:19
-
Maqedonia e Veriut, Ahmeti: Na duhet pajtimi Kosovë-Serbi për një Ballkan të qetë e në paqe
31 Janar, 15:44
-
Maqedonia e Veriut/ Fugoni përplaset me automjetin, vdes shoferi 24-vjeçar dhe plagosen 20 persona
30 Janar, 20:19
-
Ndryshimet në qeveri, betohet kryetari i ri i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut
26 Janar, 14:30
-
Shkup/ Ministri i Punëve të Jashtme: Mbështetja e Vetëvendosjes për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor
17 Janar, 14:20