Mbyllet faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës, pak interes për mësuesinë, preferohet infermieria! Profesori Arben Prendi: Vaksinimi me detyrim, i pa konsultuar me universitetet

Regjistrimet në universitetin publik të Shkodrës kanë një tendencë ulje, ç'ka për anëtarin e senatit, profesor Arben Prendi, vihet re prej vitesh si pasojë e mungesë së investimeve.

"Mendoj se një nga shkaqet për rënien e interesit për regjistrimeve në universitetet publike problematikave të krijuara nga pandemia. Nuk kishte investime nga ana e qeverisë për mësimin online. Arsimi i lartë ka marrë goditje të rëndë edhe për këto regjistrime që janë ende në proces, ndaj u bëj thirrje maturantëve të vazhdojnë të regjistrohen", tha Prendi, Anëtar i Senatit USH.

Por ndryshe nga fakulteti i shkencave shoqërore, në degën e Infermierisë janë plotësuar të gjitha kuotat duke ofruar një tjetër tablo.

Në këtë raundin u përmbush programi i infermierisë me 100 kuota, dhe studimi për mami u përmbush, ndërsa në fizioterapi kanë mbetur 4 kuota bosh. Por ama janë 250 studente që presim të regjistrohen në këtë degë", tha Emiljano Pjetri – Departamenti i Infermierisë USH.

Sa i takon vaksinimit me detyrim për studentët dhe pedagogët, Prendi, shprehet se është një vendim i qeverisë i pa konsultuar me universitetet.

"Kjo është pjesë e centralizimit, qeveria ka vendosur jo vetëm për vaksinën por për gjithçka. Universitetet janë vetëm pritës. E dyta është se vaksinimi ende nuk është rregulluar me ligj. Preken disa liri që po diskutohen sot në gjithë botën", u shpreh pedagogu Prendi.

Në universitetin "Luigj Gurakuqi" është përmbyllur faza e parë e regjistrimeve, ndërkohë që degët me numrin më të ulët të studentëve janë ato të mësuesisë të cilët nuk preferohen nga maturantët. Në lidhje me këtë proces, Rektorja e Shkodrës, Suzana Golemi hesht duke mos ndarë asnjë të dhënë me mediat.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD