Mbyllet ‘gara’ për mjekësinë dhe arkitekturën, testimi digjital ka 30% të pikëve, mesatarja 70%! Për mjekësinë 400 kuota dhe 1813 kandidatë

Maturantët që kandidojnë për mjekësi të përgjithshme dhe arkitekturë iu nënshtruan testimit të digjitalizuar. Rezutatet përfundimtare do të dalin pas përllogaritjes së pikëve të testit me mesataren e gjimnazit. Të rinjtë thonë se ligji që i detyron të punojnë në Shqipëri në 5 vitet e para të profesionit i ka bërë që të mendojnë edhe për alternativa të tjera studimi.

Gara për pranimet në degën Mjekësi e Përgjithshme është përmbyllur tashmë.  E mërkura ka qenë afati I fundit për t’iu nënshtruar testimit të digjitalizuar  I cili përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.

Kandidatët që aplikuan për testin ishin 1813, ndërkohë kuotat në dispozicion, ishin 400 ku rezultatet janë shpallur elektronikisht për të vijuar më pas me përllogaritjen finale për listën e fituesve. Maturantët që duan Mjekësinë tashmë detyrohen të punojnë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës, sipas ligjit të miratuar tashmë në Parlament, me gjithë kundërshtitë e të rinjve.

“Nuk mendoj ta firmos. E di që nuk ka zgjidhje tjetër, por mund të kaloj në degë tjetër, në stomatologji ose diku tjetër duke pare dhe situatën.”

“Detyrimi për të qëndruar 5 vite në Shqipëri më ka bërë të pavendosur. Nëse nuk e firmos  do të shkoj degë tjetër, psh Informatikë”.

“Ne kemi gjakderje të Mjekëisë e trurit të kombit. Kështu që është një metodë aq e ashpër, por e duhur .

“Dua të qëndroj në vendin tim për një jetesë më të mire dhe për të shëruar njerëzit e bërë ata më të lumtur.”

Nuk kemi në dorë ta ndryshojmë.”

Kjo maturante tregon se ëndrra për t’u bërë mjeke prevalon mbi çdo kontratë tjetër.

“Duke qenë se është e detyrueshme dhe unë e dua këtë degë do ta firmos patjetër. Thjesht nuk jam e kënaqur se në një mënyrë na detyrojnë se më pare e mendoja të ardhmen time pasi të mbaroja shkollën mund të vazhdoja të punoja jashtë vendit për të zhvilluar më shumë veten.”

Me mesatare 9.8, Xhilberti thotë se lidhja me vendlindjen e ka bërë të mendojë veten e tij që në vogëli se bluzën e bardhë do ta veshë në Shkodër.

“Dhe mbas studimeve sigurisht dua të rikthehem në qytetin e lindjes, në Shkodër.”

Edhe maturantët që duan Arkitekturën I janë nënshtruar konkursit me anë të një provimi prej dy orësh. Në garë janë 391 kandidatë për 155 kuota për arkitekt, urbanist dhe dizajn.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

“Swing marathone”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme

“Swing marathone”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme