Mbyllet gjithçka, Komisioni Rregullator në KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, shpërndahen mandatet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka vënë kapak përfundimisht procesit zgjedhor të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin.  Komisioni ka miratuar rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Me 3 vota pro dhe 2 kundër u miratua në parim dhe më pas nen për nen vendimi. 

Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tani më  lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

  • Ja lista e deputetëve e konfirmuar nga KQZ: 
  • Qarku Berat
  • PS 5 mandate
  • Hatixhe Konomi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Fadil Nasufi
  • Nasip Naço       
  • Blendi Klosi
  • PD 2 mandate
  • Tomor Alizoti
  • Kasëm Mahmutaj
  • Qarku Dibër
  • PD 3 mandate
  • Xhelal Mziu       
  • Kreshnik çollaku
  • Dhurata Tyli(çupi)
  • PS 2 mandate
  • Lavdrim Krrashi
  • Aurora Mara
  • Qarku Durrës
  • PS 8 mandate
  • Milva Ekonomi
  • Alban Xhelili     
  • Jurgis Çyrbja
  • Klodiana Spahiu
  • Ilir Ndraxhi        
  • Rrahman Rraja
  • Lefter Koka       
  • Edi Rama
  • PD 6 mandate
  • Edi Paloka         
  • Agron Duka       
  • Merita Bakiu
  • Oerd Bylykbashi              
  • Ferdinant Xhaferaj        
  • Andia Ulliri
  • Qarku Elbasan
  • PS 8 mandate
  • Evis Kushi          
  • Klevis Xhoxhi    
  • Besion Ajazi
  • Dasantila Tahiraj             
  • Saimir Hasalla  
  • Florenc Spaho
  • Luan Duzha       
  • Taulant Balla
  • PD 6 mandate
  • Gazment Bardhi              
  • Flutura Açka     
  • Lefter Gështenja
  • Dashnor Sula
  • Zheni Gjergji
  • Luçiano Boçi
  • Qarku Fier
  • PS 9 mandate
  • Erion Braçe
  • Petro Koçi
  • Lindita Buxheli
  • Baftjar Zeqaj    
  • Antoneta Dhima             
  • Bujar Çela          
  • Ismet Beqiraj   
  • Tatiana Piro
  • Gramoz Ruçi (Mirela Pitushi)
  • LSI 1 mandat
  • Monika Kryemadhi
  • PD 6 mandate
  • Enkelejd Alibeaj
  • Eralda Bano(Tase)
  • Saimir Korreshi
  • Luan Baçi        
  • Nustret Avdulla
  • Ilda Dhori
  • Qarku Gjirokastër
  • PS 3 mandate
  • Mirela Kumbaro
  • Laert Duraj        
  • Bledar Çuçi
  • PD 1 mandat
  • Tritan Shehu
  • Qarku Kukës
  • PS 1 mandat
  • Gerta Duraku   
  • PD 2 mandate
  • Flamur Hoxha
  • Isuf Çelaj
  • Qarku Lezhë
  • PS 3 mandate
  • Lindita Nikolla
  • Eduard Ndreca
  • Shpresa Marnoj
  • PD 4 mandate
  • Mark Marku
  • Agron Gjekmarkaj         
  • Lindita Metaliaj
  • Kastriot Piroli
  • Qarku Shkodër
  • PD 5 mandate
  • Helidon Bushati
  • Emilja Koliqi
  • Ramadan Likaj
  • Greta Bardeli    
  • Zef Hila
  • PS 3 mandate
  • Edona Bilali       
  • Paulin Sterkaj  
  • Benet Beci
  • PSD 2 mandate
  • Gledis Çeliku
  • Meri Markiçi
  • LSI 1 mandat
  • Agron Çela        
  • Qarku Vlorë
  • PS 8 mandate
  • Pranvera Resulaj            
  • Anduel Tahiraj 
  • Vullnet Sinaj     
  • Anila Denaj       
  • Niko Kuri            
  • Ilir Metaj           
  • Damian Gjiknuri 
  • Teuta Ramaj     
  • PD 4 mandate
  • Bujar Leskaj      
  • Ina Zhupa          
  • Fation Veizaj    
  • Arbi Agalliu
  • Qarku Tiranë
  • PD 15 mandate
  • Lulzim Basha    
  • Jorida Tabaku  
  • Alfred Rushaj   
  • Albana Vokshi 
  • Sali Berisha       
  • Agron Shehaj   
  • Fatmir Mediu   
  • Grida Duma      
  • Shpëtim Idrizi   
  • Belind Këlliçi     
  • Vangjel Dule     
  • Mesila Doda
  • Dashamir Shehi
  • Flamur Noka    
  • Orjola Pampuri
  • PS 18 mandate
  • Luljeta Bozo      
  • Najada Çomo    
  • Ogerta Manastirliu
  • Arben Ahmetaj
  • Ulsi Manja         
  • Etilda Gjonaj    
  • Arben Pëllumbi
  • Elisa Spiropali   
  • Belinda Balluku
  • Toni Gogu         
  • Etjen Xhafaj      
  • Ermonela Valikaj
  • Xhemal Qefalia
  • Klotilda Bushka
  • Alqi Bllako
  • Eduard Shalsi
  • Fatmir Xhafaj
  • Orlando Rakipi
  • PSD 1 mandat
  • Gertjan Deda    
  • LSI 2 mandate
  • Erisa Xhixho
  • Petrit Vasili
  • Qarku Korçë
  • PS-6 mandate
  • Enslemvera Zake            
  • Blerina Gjylameti           
  • Ilirian Pendavinji
  • Ilir Topi
  • Olta Xhaçka      
  • Niko Peleshi
  • PD-5 mandate
  • Edmond Spaho
  • Sorina Koti        
  • Ervin Salianji     
  • Bledjon Nallbati
  • Seladin Jakupllari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, përfaqësuesi i PS Eridian Salianji 'provokon' me citimin e Bashës: As ne s’do e thoshim më mirë se ai

Në mbledhjen e KQZ, përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji është shprehur se ajo që ka ndodhur pikë për pikë më 25 qershor ka qenë ndryshimi, për të cilin dhe vetë Lulzim Basha e ka deklaruar duke falenderuar shqiptarët.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit do ta mbyllin këtë process me përgjegjësi, durim e sipas ligjit. Në fund të këtij procesi , Shqipëria fiton”, citoj kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Ai thotë falenderojmë të gjithë të zgjodhën ndryshimin.

Këtë falenderim ne nuk e bëjmë dot më mirë sesa Basha. Në fund thotë durim sipas ligjit. Kështu kemi qenë të gjithë. Në këtë sallë janë drejtuar të gjitha ankimimet. Janë numëruar të gjitha kutitë që është kërkuar rinumërim.

Është parë sesi procesi ka qenë i drejtë dhe transparent. Unë iu kërkoj që të vendosni sipas ligjit. Ky vendim do të miratohet sepse është formal. Kur flet gjykata të gjithë heshtin; i zbatojnë, nuk i kundërshtojnë”, deklaroi Salianji.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja