Mbyllet hetimi për 'Toyota Yaris'/ Kapja e 3.4 mln eurove, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

Mbyllet hetimi për 'Toyota Yaris'/ Kapja e 3.4 mln eurove, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Rrugëtimi i dosjes nga Krimet e Rënda në një prokurori të zakonshme u shoqërua gjithashtu edhe me lehtësimin e akuzave që nga pastrimi i parave përfundoi vetëm me mosdeklarim parash.

Por ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar për llogari të SPAK-ut, që po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimafia. Burime pranë SPAK-ut pohojnë për Top Channel se nuk është vendosur ende nëse për 106 dengje me euro dhe paund të fshehura në mjetin Toyota do të kërkohet konfiskimi i tyre në Gjykatën e Posaçme dhe do të kalojnë në llogari të shtetit, apo do t’i kalojnë për kompetencë akuzës së kryeqytetit.

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kazus politik.

Për këtë dosje do të vendosë gjyqtari paraprak, Artan Gjermeni në muajin shtator, ndonëse nuk ka mbetur shumë për të vendosur dhe shumë për të thënë.

Mes listës me emra që drejtësia belge kërkoi për t’u pyetur ishte dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha si njeriu që akuzoi publikisht Taulant Ballën, Ulsi Manjën dhe Jurges Curbjen si të përfshirë në futjen e 3.4 milionë eurove duke e kthyer në një kartë të bujshme politike. Opozita këmbënguli se milionat ishin para të krimit që po pastroheshin në Shqipëri, por prokurorët nuk gjeten elemente të grupit kriminal ndaj dhe mbyllën hetimet me një vepër penale. /Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 13/08/2020 21:49

    Merre me leng

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2020 21:37

    He me ju lumte! E kuptoni tani o shqiptare pse ishte i justifikuar Enveri kur ua merrte pasurine dhe i denonte sojin ketyre pa gjyq?! Se me gjyqe keta dalin jo vetem te paster, por ma qelbin te gjithe ne te tjereve.

    Përgjigju
  • Ilir: 13/08/2020 21:35

    Aman more cfare pune te ndershme paskan bere keta qe kane kursyer 3.4 milion euro!? Ku eshte kjo pune te shkojme dhe ne shqiptaret e tjere te punojme...! O prokurore te dhjere sa perqind keni marre mor aman?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/ Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, mbështetësi i Belerit pështyn në fytyrë Vangjel Tavon