Mbyllet kopshti i Pajunit në Elbasan, protestojnë prindërit: Ne nuk e dimë arsyen, s'i çojmë dot në Papër se është larg

10 fëmijë të fshatit Pajun të Elbasanit nuk e kanë nisur kopshtin në të njëjtën ditë si moshatarët e tyre. Shkak për këtë është bërë mbyllja e kopshtit nga Bashkia Elbasan, me argumentin se nuk plotësohet numri minimal i fëmijëve që duhen për një kopsht.

Për këtë arsye prindërit kanë protestuar përpara bashkisë dhe kanë mohuar argumentet e bashkisë dhe thonë se do ti mbajnë fëmijët në shtëpi nëse nuk hapet kopshti.

“Ne nuk e dimë arsyen, thjeshtë kanë thënë është mbyllur kopshti dhe kaq. Shkuam dje që të çonim fëmijët dhe nuk na pranuan dhe qëndruam jashtë. Na kanë thënë që fëmijët ti çojmë në Papër ose Papër-Sallak ndërsa ne nuk i çojmë dot se fëmijët janë të vegjël, rruga është e largët dhe e prishur.

Thjesht na thanë nuk ka kopsht. Ne duam kopshtin që të na hapet për fëmijët tanë, nuk kemi mundësi ti çojmë as në Papër ose Papër-Sallak.

Fëmijët i kemi me vete, kopshti është i mbyllur. Na ka ardhur letra nga drejtoresha gjoja janë 4 fëmijë por në fakt janë 10 fëmijë dhe një autik. Po nuk çmuam fëmijët në kopsht kot që jemi prindër”, thonë prindërit.

Pas këtij shqetësimi dhe protestës së banorëve, Bashkia Elbasan duket se ka bërë një hap pas dhe pas takimit që zhvillojë me prindërit, nënkryetarja thotë se do ta shqyrtojë edhe një herë mundësinë për hapjen e kopshtit.

“Në mënyrë periodike, hapen dhe mbyllen çdo vit, klasa shkolla apo grupe kopshtesh, kjo në varësi të numrit minimal të frekuentimit që përcaktohet nga specifikimet përkatëse ligjore. Në rastin në fjalë në fshatin Pajun në vitin paraardhës kemi pasur normë mësimore që nuk përmbushte masën sipas udhëzimit. Nëse do të ketë përditësim të numrit dhe do të kapet numri minimal për të cilin mundësohet një grup i veçantë kopshti, sigurisht që ne jemi të hapur dhe jemi të gatshëm ti ofrojmë shërbimin fëmijëve. Sigurisht që do të merret një vendim në interesin e fëmijëve”, tha Vesa Liço- Nënkryetare e Bashkisë Elbasan.

Rasti në fjalë u denoncua një ditë më parë nga deputeti demokrat Luciano Boci i cili thotë se është politik.

“Synimi ka qenë edhe për të penguar fëmijët për të shkuar në kopsht por edhe për të penalizuar edukatoren e cila njihet në opinionin e Elbasanit si demokrate”, tha Luçiano Boçi- Deputet i PD.

“Nga bashkia na thonë se kopshti i Pajunit do të mbyllet sepse nuk plotëson numrin e fëmijëve dhe edukatorja ka qenë gjatë vitit 2020-2021 pa normë, ku kishte 8 fëmijë. Këtë vit janë 10 fëmijë ku njëri prej tyre është autik dhe 1 fëmijë autik llogaritet për 3 fëmijë. Po më sulmojnë politikisht jam shumë e bindur për këtë”, tha Danjela Saliaj - Edukatorja.

Por këto akuza e pretendime janë mohuar kategorikisht nga Bashkia Elbasan.

Be.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ylli Pata: Pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën civile në PD