Mbyllet Parku i Liqenit, Veliaj: Ndryshe nga dyqani, nuk i vendosim dot qepen! Bindjuni urdhrave

Mbyllet Parku i Liqenit, Veliaj: Ndryshe nga dyqani, nuk i vendosim dot qepen! Bindjuni urdhrave

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve që të mos dalin më shëtitje nga parku i liqenit. Me vendim qeverie , parku është mbyllur duke u rrethuar me shirit dhe patrulla policia janë vendosur në çdo hyrje të tij për të mos lejuar qytetarët të hyjnë. Veliaj shpjegon se parku nuk mbyllet dot me qepen, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që nuk mund të shfrytëzojnë ditët në shtëpi për të dalë shëtitje.

PARKU LIQENIT ËSHTË MBYLLUR. Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të policisë. Falemnderit për bashkëpunimin sot, por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë”, shkruan Veliaj.

 

 


Lajmi kryesor:

Urdhri i Ramës hyn menjëherë në fuqi! Parku i liqenit Artificial 'blindohet' nga policia, ndalohet hyrja e qytetarëve


Ora 17:18
Ndalim kalimi! Blindohet Liqeni Artificial, policia i vendos shiritin pas urdhrit të Ramës
  • /r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

    VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët