Votimi i anëtarësisë së PD-së për kandidatët për deputetë ka përfunduar. Pjesëmarrja në votime ishte 69.5 % ose 949 anëtarë.
Kandidatët e konfirmuar për fazën tjetër në degën e Kukësit janë:
1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA
Përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazmend Bardhi shkruan se pjesëmarrja ishte e madhe dhe se ndryshimi po vjen.
Postimi i plotë në Facebook:
Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.
Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.
Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.
Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.
Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5356
Lajme të tjera
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
-
‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve
12 Prill, 13:36
-
Jakin Marena: PD është bërë për mëshirë, Apeli t’i japë fund ‘agonisë’ për vulën
11 Prill, 19:15
-
Ylli Pata: Ora finale dhe fatale e Lulzim Bashës
10 Prill, 19:53
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02
-
Hyri i pastrehë në drejtësi e doli ‘sheik’, pasuria përrallore e Gjin Gjonit, ‘fytyrës’ së re të Rithemelimit! Si i gënjeu prokurorët për vilën 700 mijë €
8 Prill, 20:48
-
PD rezolutë: SPAK po sulmohet politikisht! Reforma zgjedhore po sabotohet! Duan lista të mbyllura
8 Prill, 09:10
ju po keni me te miret salen mulin et kompani do shohim sa do ngelen ne listen tuaj perfundimtare nga kta qe po zgjedhin nishani me mark mutin
Përgjigju