Mbyllet ura e rrezikshme e Rrogozhinës, ja plani si do devijohet nga lumi 'gërryes' (FOTO)

Mbyllet ura e rrezikshme e Rrogozhinës, ja plani si do devijohet nga lumi 'gërryes' (FOTO)

Ura e Rrogozhinës konsiderohet si një nga urat me rrezikshmëri të lartë në vend dhe pas një inspektimi të ARRSH do të mbyllet, pas hartimit të planit devijues të rrugës së kalimit deri në hartimin e një plani punimi që perforcon themelet e saj.

Ura e vjetër hekurudhore dhe automobilistike në aksin e vjetër kryqëzimi Çermë-Rrogozhinë mbi lumin Shkumbin, do të mbyllet përkohësisht. Themelet e urës janë dobësuar për shkak se kanë qenë të ekspozuar si rezultat i gërryerjeve për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit. Drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ishte sot për inspektim në këtë urë, ku u more vendimi për mbylljen përkohësisht të urës deri në marrjen e masave për rehabilitimin e themeleve.

ARRSH në bashkëpunim me drejtorinë e Hekurudhës do hartojnë projektin për ndërhyrjen në themelet e urës si dhe zgjerimin e shtratit duke pastruar mbetjet e ngurta urbane të hedhura ndër vite.

Kjo urë ishte e hapur dhe shfrytëzohej për banorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Plani i devijimit qe do t'i behet ures

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht