'Gdhendët një faqe të re mes Shqipërisë e Italisë'! Mbyllin me sukses misionin humanitar në Itali, mbërrijnë 30 heronjtë shqiptarë në Rinas

Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë. Grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë  në pikun e pandemisë dhe në një nga zonat më të nxehta atë të Lombardisë duke dhënë kontributin e tyre në spitalin e Brescias. Sot këto bluza të bardha të vlerësuar për punën e tyre dhe nga koleget italianë gdhendeshin faqen e re mes dy popujve, mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ashtu siç ikën me kokën lartë dhe të vlerësuar nga e gjithë bota për vendimin e tyre për t'u solidarizuar dhe ndihmuar Italinë, duke rrezikuar dhe jetën e tyre dhe disa dhe pa lajmëruar familjarët, erdhën po me kokë lartë duke marrë me vete të gjithë vlerësimet dhe mirënjohjen e një populli të tërë që u treguan 'se shqiptarët janë gjithmonë pranë miqve në kohë të vështira'.

Video/ Prononcimi për Report TV 

 

30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali më 28 mars para se të mbërrinin në Rinas kanë bërë në Itali dy teste dhe kanë rezultuar negativ dhe për këtë ata do të karantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

Ata janë pritur në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se sot ata do të japin të gjithë kontributin dhe eksperiencën e tyre në Shqipëri.

"Mirëserdhët, mesi po ju prisnim, e di që keni bërë një rrugë të gjatë për tu kthyer në shtëpi, gjatë këtij muaji përveç punës kemi pasur dhe ankthin dhe stresin do të ishin të afërmit tuaj. Sot jam më e emocionuar se ditën që ju përcollëm. Atë ditë kishim shumë përgjegjësi për secilin prej jush dhe do të ishit në vijën e parë të luftës, në Itali 1 muaj më parë ishte në pikun e saj nga siç e lartë sot dhe përballja juaj në spitalet e Brescias ishte e vështirë. Di që keni bërë një punë të lavdërueshme dhe keni lënë mbresa tek kolegët tuaj por dhe te pacientët ju kemi ndjekur nga afër dhe kemi marrë informacione. Ju keni gdhendur një paqe të re mes Shqipërisë dhe Italisë. Jemi krenar për të gjithë ju. Eksperienca që keni marrë do të jetë e vlefshme në sistemin tonë shëndetësor. Lufta nuk ka mbaruar, këtu ka shumë nevojë për ju dhe eksperiencën tuaj. Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Të tregohesh hero sot do të thotë të jesh solidar dhe të sakrifikosh për të shpëtuar jetën e tjetrit. E di që jeni të lodhur por ju do të duhet të karantinoheni të gjithë në banesat tuaja për 14 ditë, me gjithë maskat dhe mjetet e mbrojtjes personale, të keni parasysh parametrat e sigurisë brenda familjes dhe të riktheheni në fushëbetejë", tha Manastirliu.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:26
'Me dy tampone negative na lejohet që të heqim maskën për të folur', mjeku shqiptar: Shumë emocione

Njëri nga mjekët që erdhi mbrëmjen e sotme pas luftës kundër koronavirusit në Itali është shprehur se Me dy tampone negative i lejohet që të heqi maskën për të folur.

Por Manastirliu i tha se pavarësisht se kishin rezultuar negativë pas 2 tamponëve duhet të kenë kujdes.

Ai është shprehur falenderues për pritjen që u ishte bërë.

Erdhëm sot pas një muaji, ju falenderojmë për pritjen. Kemi qenë nën trysninë se si do e përfundojmë muajin. Kemi parë shumë emocione, pasi sheh gjithë ato emocione prej pacienëve, por arritëm ta kalojmë me sukses", është shprehur ai.

Ora 23:14
'Nuk lëmë njëri-tjetrin në baltë', mjekët: Të lumtur që do mund të japim pak nga ajo që mësuam në Itali

Grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë  në pikun e pandemisë dhe në një nga zonat më të nxehta atë të Lombardisë duke dhënë kontributin e tyre në spitalin e Brescias. 

Ata janë shprehur se është një nga eksperiencat më të rëndësishme për ta duke ndihmuar kolegët italianë në luftën kundër COVID-19.

"Kam punuar në terapinë intensive dhe ka qenë një nga eksperiencat më të rëndësishme  që kam përjetuar deri më tani. Pavarësisht problemeve të vogla, pasi dhe integrimi ka kohën e vet, ne kemi pasur mbështetjen tuaj dhe mjekëve që na kanë pritur. Ata na kanë integruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kemi mësuar shumë nga eksperienca e tyre e madhe. Jemi shume të lumtur që jemi kthyer shëndoshë e mirë këtu, jemi të lumtur që do të mund të japim pak nga ajo që mësuam atje", është shprehur mjekja.

"Erdhëm pas një muaji impenjativ, një muaj jo pak i lodhshëm,  por të paktën erdhëm më në  fund të shplodhur dhe të relaksuar për të  gjithë. Janë një nga ata ekipe që kurrsesi nuk  lënë njëri -tjetrin në baltë", është shprehur mjeku shqiptar.

"Ishte një situatë e vështirë pune por dhamë kontributin tonë, ndihmuam kolegët tanë italianë. Kjo do të na shërbejë për të dhënë kontributin tonë shëndetësor këtu",ka thënë njëri nga mjekët për Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 01/05/2020 14:41

    BRAVO....Ju jeni persona me Zemer dhe Kurajo te Madhe...SUKSESE NE PREFESION DHE NE JETE TE GJITHEVE JU..!Nuk keni ber asgje te keqe neqoftese keni festuar....Cdo njeri nga Ne,dhe nga ju,qe kritikoni,do te kishit ber te njejte gje,pas nji muaj stres e lodhje,dhe ne fund te shpetosh i pa prekur nga ky Virus shume i rrezikshem.Ju qe dini vetem te kritikoni...nuk arrin te emagjinoni se si eshte gjendja ne Spitalet e Lombardis,ku ka vetem te semur rend dhe me qindtra te vdekur ne dite,dhe keta Doktor e Infermier, ne syt e tyre,kan te regjistruar keto skema tragjike...,prandaj ne funde te ketij Misioni te kan festuar per tu çliruar nga i gjithe ky stres,nuk kan ber asgje te keqe,BOLL E BET QIMEN TRA.

    Përgjigju
  • Fshatari: 01/05/2020 14:07

    Mos u nxitoni prisni se kjo eshe puna e ndyr e saliut me pushterit qe ka na pas ka hedhur lek shum vetem e vetem qe rama te shihet ndryshe nga te huajt....nuk besoni prisni e do me jepni te drejt !?!??????

    Përgjigju
  • Lori: 01/05/2020 11:32

    E hapen duke na nderuar dhe e mbyllen duke na felliqur.Sic shkruanin gazetat per gjestin human kur arriten tani shkruajn per festat qe benin ne hotel dhe gjobat madje duke i ber dhe karshillek policise italiane.Shqiptari nuk behet kurr i kulturuar

    Përgjigju
  • Hana: 01/05/2020 10:20

    Me kontributin e tyre na kane ngritur vlerat si komb ne Itali. Incidenti i hotelit eshte nje ngjarje, qe edhe te italianet ka shaktuar indinjate. Njerez jane edhe personeli shendetesor, ndoshta kishin nevoje per ate festimin per tu relaksuar pas asaj pune intensive.

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/05/2020 08:00

    Pse nuk i mbyllin në hotel apo qe të na semurine?!

    Përgjigju
    • Kafasha 2: 01/05/2020 09:56

      Vetem per Jorgjite ka ligj per karantine..!! Per keta jo nuk ta ngjisin se kane krijuar antitrupa Shteti..!! Vk ku do e gjesh te drejtim.

    • Shpendi: 01/05/2020 09:44

      O Kafshe po kafsh ngele mor burre.Skqne pse te rrine ne hotel se nuk te semurin o gje e eger.Kan ber tamponin dhe jane negative.skan rrezik infektiv.

  • sapa: 01/05/2020 06:38

    Rama duhet te bisedoje me qeverine italiane qe ta mbyllin kete Problem.Fundja e fundit ata e bene kete plan me infermjeret.Nuk eshte mire qe heronjte te denohen.Ndoshta ka influencuar edhe Saliu tek policia italjane!

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 01/05/2020 05:03

    Mire se erdhet o deshmia e solidaritetit shqiptare! Rondo-ponço ka gjithandej neper bote e mos ju vije keq qe gjuajne me balte.I ligu kur sta del dot,te hidhet ne fyt me ligesine e tij per te te bere pis. NA NDERUAT!QOFSHI MIRE DHE PUNE TE MBARE!

    Përgjigju
  • Loni: 30/04/2020 23:38

    Do te futen 14 dite ne karantine keta apo jane heronj. Po ce do

    Përgjigju
    • [email protected]: 01/05/2020 10:00

      Ke te drejte Loni. Me dy standarte. Degjo kur te thone qe kane bere Tamponin.

    • Pe betoni: 01/05/2020 09:43

      O looooooonnniiiii, kan ber tamponin keta dhe kan dale negati , seshte nevoja per karantin.A di te lexosh?

  • Heronjte e vertete: 30/04/2020 23:22

    Tamam heronj, iken te perçudnuar e shoqeruar nga kryepropoganduesi qe quhet kryeminister dhe erdhen me gjoba te turpshme nga shteti italian per shkelje te rregullave!!! Tamam heronj, keta te paret dhe te dytet ju media me e besuar shqiptare. Urime perzemerta. Leket qe ju premtoj piktori tani duhet ti perdorni per te paguar gjobat qe moret ne menyre dinjitoze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen