Mbyllja e institucioneve arsimore pa afat, Shahini: Mësimi online vazhdon si në katër javët e para (VIDEO)

TIRANË- Me marrjen e vendimit për të zgjatur deri në një afat të pacaktuar të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka theksuar se mësimi online do të vijojë si në katër javët e para.

“MASR do të vijojë me organizimin e xhirimeve të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar. Këto do të transmetohen siç kemi bërë katër javët e para në RTSH dhe do të ritransmetohen në kanalin youtube të MASR”, tha Shahini.

Njëjtë do të funksionojë edhe për mësuesit, të cilët përgjatë kësaj kohë do të vijojnë të mbajnë kontakte me nxënësit nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre”, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, Ministrja Shahini thekson se të gjitha universitetet kanë kaluar tashmë një pjesë të lëndëve online dhe fton ndërkohë ato të kalojnë të gjitha lëndët online.

“Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurt se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë”, përfundoi Shahini.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale