Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Opozita po iu çan dërrasat shqiptarëve se i ka vëllai im

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rubrikën e tij "Përgjigjia Ime", ka sjellë edhe njëherë në vëmendje projektligjin për lojrat e fatit. Para ndjekësve të shumtë, Rama është shprehur se ka dashur që këtë vendim ta merrte më parë siç edhe kishte premtuar por nuk ia kishte dalë për shkak të një mosmarrëveshje të koalicionit qeverisës së mandatit të parë. 

Do të kisha dashur ta bëja më parë siç edhe kisha premtuar por nuk munda sot sepse rezistenca ishte e madhe brenda koalicionit qeverisës. Ishte i pari edhe i fundit rast kur unë kam pranuar një kompromis të keq, shtyrjen e afatit deri në dhjetor 2018.  E di që kam zhgënjyer dhe mërzitur njerëz por nuk munda dot. Unë vetë kam qënë më i mërzituri. Prandaj iu kuptoj ju që nuk e besoni që do të ndodhë vërtetë. Kam besim që asnjë deputet nuk do të joshet dhe as nuk do të presionohet nga ata që do të humbasin miliarda.

Edi Rama, kryeministër

Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën, duke pohuar se nuk e di nëse ata do të vijnë ta votojnë ligjin që prej kaq kohësh i thonë shqiptarëve se i ka në pronësi vëllai i tij, Olsi.

Se di çfarë do të bëjë opozita, a do të vijë, a nuk do të vijë të mbyllë biznesin që ka kaq vjet që iu çan dërrasat shqiptarëve duke iu thënë që është biznesi i vëllait tim. Ne votat i kemi më 31 dhjetor do t ju bëjmë një dhuratë shumë të pritur nënave dhe grave shqiptare.

Edi Rama, kryeministër 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opozita: 13/10/2018 05:19

    nuk ekziston, eshte si nocion, ketu ne shqiperi nuk kane kulture politikanet dhe nuk funksionon shteti, shteti ekziston se don USA,. opozita ka hallin se do ngeli pa bizneset e veta gjapirese ndaj popullit.

    Përgjigju
  • Lolo: 12/10/2018 12:15

    Po Nuk u Futèn nè BURG 200 Petritat HAJDUTÈ tè LSIsè dhe 3000- 4000 BANDITÈ , KRIMINELÈ dhe KRYEHAJDUTÈ tè PDsè , POPULLI do jetè Shumè Shumè i Pa Kènaqur me ju Zoti KRYEMINISTÈR Edi Rama ! Prandaj futju punès dhe mbaro REFORMÈN nè DREJTÈSI .

    Përgjigju
  • Fredi: 12/10/2018 11:51

    Ik o Edo ik...

    Përgjigju
    • bledi 1: 12/10/2018 12:53

      ik o sali serbi, ik or ilir russia

  • Moni: 12/10/2018 11:45

    Normal qe ols rama ika,por jo keto qe do mbyllen,por bastet live,dha kumarxhinte nuk do vene me baste neper pika por nepermjet kompjuterit,ne shqiperi jetojme jo ne kabul

    Përgjigju
  • Fredi: 12/10/2018 11:35

    Po normal o shoku edi ka 5 vjet i ka olsi po boll tani ska nevoj me olsi se beri lek e tani ben kazino te mellaja jasht tirane si intereso me ne qytet myllni te vogla

    Përgjigju
    • goni: 12/10/2018 19:03

      BastArenen e kane ca turq e ca shqiptare

    • Faik: 12/10/2018 11:49

      Ik or babále

    • Faiku: 12/10/2018 11:47

      Po Bast Arena kush e ka o shoku Rama? Po vijne sms perdite.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale