Në 5 orë 2 të mbytur në Durrës/ Humbin jetën gruaja 60-vjeçare dhe një 26 vjeçar

Në 5 orë 2 të mbytur në Durrës/ Humbin jetën gruaja 60-vjeçare dhe një 26 vjeçar

Foto ilustruese

DURRËS- Kjo e martë ka rezultuar tragjike për 2 pushues në plazhin e Durrësit. Një grua 60-vjeçare dhe një djalë i ri 26-vjeçar janë mbytur në Durrës.

Mësohet se 60-vjeçarja me inicialet K.K. nga Elbasani kishte shkuar për të pushuar te Shkëmbi i Kavajës, në lagjen nr.13. Paraditen e sotme, ajo kishte hyrë për t'u larë në det, por nuk mundi që të dalë më e gjallë, pasi u mbyt.

Ndërkohë, i riu humbi jetën gjatë orëve të pasdites tek Gjiri i Lalëzit. 26-vjeçari i mbytur në det është identifikuar me inicialet Z.T..

"Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot