Mbytet një 24 vjeçar në Liqenin e Shkodrës, policia po punon për gjetjen e trupit

Mbytet një 24 vjeçar në Liqenin e Shkodrës, policia po punon për gjetjen e trupit

Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 24 vjeçar është mbytur në liqen. Viktima Bekim Demaj ka qenë duke u larë me katër persona në Liqenin e Shkodrës dhe pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe.

Mësohet se Bekim Demaj është banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe. Policia po punon për gjetjen e trupit të pajetë të 24 vjeçarit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet