Mbyti të ëmën me qese plastmasi në Përmet, fqinjët: S’e dinim që kishte depresion, është ekselent! Autori pranon krimin: E meritoj të ndëshkohem

PËRMET- Pushimet e shndërruara në mort ka tronditur të gjithë opinionin publik, fqinj e të afërm të familjes Muçollari.  

Një ditë pas lajmit tronditës se 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje. Teksa pyeten nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar. Ndërkohë, Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas. Ai u shpreh se meriton të ndëshkohet.

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.”- mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë. Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.

“Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit.

E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin.

Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë.”- thanë fqinjët për mediat.

Versioni i mjekut neurolog

Por pas njohjes me këto akuza, mjeku neurolog Kiço Stefanidhi reagoi duke thënë se dy ditë para ngjarjes, të riut I është dhënë trajtimi i nevojshëm dhe se ai nuk ishte agresiv, por kishte një çrregullim humori. Kësisoj, mjeku tregoi se i dhanë vetëm qetësues dhe e trajtuan si rast rutinë. Për më tepër, dy prindërit në momentin që e çuan në urgjencë, sipas mjekut, nuk e sqaruan dhe as nuk i sollën një dokumentacion që dëshmonte se Aldo Muhollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pista e dytë e hetimit

Grupi hetimor po verifikon një tjetër pistë që lidhet me trashëgiminë e  pronësisë nga prindërit tek një pjesëtar tjetër i familjes. Dyshohet se prindërit, i kanë kaluar pa dijeninë e djalit, njërës prej vajzave banesën tre kateshe ku ndodhi krimi.

Dinamika e ngjarjes

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një  debat që përfundoi në tragjedi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Krimi i rëndë në familje në Përmet, dyshohet se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie! S'ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës

 

Një pistë tjetër ka dalë nga hetimet për krimin e ndodhur ne familjen Muhollari në Përmet.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase bën me dije se dyshojnë se se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave.

Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar ne pronësi te motrës së tij dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij.

Mësohet se i riu ka qene tërësisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i pati kaluar te motrës se tij. Hetimet vazhdojnë.

Ora 15:42
I riu mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, mjeku: S’ishte agresiv, kishte çrregullime humori! Prindërit nuk na sqaruan nga se vuante, e trajtuam si rast të zakonshëm

 

Mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat këtë të shtunë sa i takon krimit të rëndë në familje që ndodhi në Përmet. Mjeku u shpreh se autori Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen  e tij shëndetësore.

“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Për herë të pas dy ditëve në urgjencën e spitalit. Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme. Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.  

Nëse mjekimi i tij ka filluar në Amerikë, që unë nuk di gjë, dokumentacion nuk ka atëherë mund të ishte parandaluar. Ne e vlerësuam rastin si të zakonshëm. Për aq kohë sa ndenji këtu ne nuk kishim pse të insistonin për të marrë të dhëna të tjera për këtë sepse nuk na dhanë asnjë të dhënë që ai ka pasur probleme edhe në Amerikë.”- tha mjeku.

Ora 13:16
Mbyti të ëmën me plastmas, i biri pranon krimin në familje: E meritoj të ndëshkohem

 

Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas. Ai u shpreh se meriton të ndëshkohet.

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.”- mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/06/2023 19:30

    Ai qe vret nenen nuk eshte njeri.Ne asnje rrethane nena nuk vritet.Autori meriton izolim te perjeteshem,meqenese eshte hequr ligji i pushkatimit.

    Përgjigju
  • koli: 04/06/2023 17:18

    si vritet nena o maskara.....vareni qenin.......

    Përgjigju
  • Andi: 04/06/2023 13:37

    Dmth paska qene dhe mjeku dhe policia në dijeni mbi gjëndjen e këtij djalit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet