Mbytja e gomones në La Mansh, BBC: Francezët “u tallën”, i lanë emigrantët të vdisnin!

Mbytja e gomones në La Mansh, BBC: Francezët “u tallën”, i lanë emigrantët të vdisnin!

BBC ka bërë një shkrim rreth emigrantëve që kalojnë përmes kanalit La Mansh për të kaluar ilegal në Britaninë e Madhe, të cilët sakrifikojnë jetët e tyre. Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë se rojet bregdetare franceze nuk i janë përgjigjur siç duhet thirrjeve për ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar.

Vetëm dy persona i mbijetuan fatkeqësisë. Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat BBC ka arritur t`i shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike, pavarësisht se kur kërkuan fillimisht ndihmë, ata ishin në ujërat franceze.

Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë në vendngjarje, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.

BBC ka mbledhur gjithashtu dëshmi se një gomone varkë u kthye në top ping-pongu mes dy shteteve që ia kalonin ate njëra-tjetrës vetëm pak ditë përpara fatkeqësisë në La Mansh. Një njërën prej bisedave, një operator madje dëgjohet duke u tallur pas ndërprerjes së linjës, duke thënë:

“Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh", ka thënë operatori.

"Këmbët e mia janë në ujë", tha një emigrant.

Gjitashtu operatori tha: "Se mos të kërkova unë që të largohesh”.

Të dhënat që disponon BBC sugjerojnë gjithashtu se një varkë tjetër që po kalonte pranë vendit të ngjarjes atë natë u kthye mbrapsht nga operatorët francezë, pasi u ofrua të ndërhynte.

Vitin që kaloi 40,000 njerëz kanë kaluar nga Franca në Britani me varka të vogla.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale