Mbytja e nënës me fëmijët në Shkodër, Balla: Policia ka dyshime të forta se dhuna në familje dhe presioni e kanë shtyrë drejt aktit tragjik

Mbytja e nënës me fëmijët në Shkodër, Balla: Policia ka dyshime të forta se dhuna në familje dhe presioni e kanë shtyrë drejt aktit tragjik

1714929837_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë në Shkodër, ku është vetëmbytur në Bunë së bashku me tre fëmijët e saj Alma Arrazi. Ndërsa bën apel që të zbardhet ngjarja e rëndë, Balla thekson se policia ka dyshime se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

"Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund", shkruan Balla në reagim.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Shkodër/ Burri e dhunonte e tradhtonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, vijojnë kërkimet edhe natën! Pranga babait


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)