Me 11 kg drogë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali! Vidhte edhe biçikleta luksoze
Bicikleta dhe kanabisi i sekuestruar
Një punonjës i një kompanie transporti, me leje qëndrimi të vlefshme dhe pa precedentë penalë, është arrestuar nga policia për tregtim të lëndëve narkotike. Arrestimi u bë mëngjesin e natës së Pashkëve, pas një sërë raportimesh në lidhje me mallra të vjedhura.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, banues në Kazanovë, hetuesit e zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. Burri pranoi se i kishte blerë biçikletat nga një person i paidentifikuar.
Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, që dyshohet se janë rezultat i aktiviteteve të paligjshme. Personi është arrestuar në vendngjarje për posedim me qëllim të shitjes së mallrave të vjedhura.
Nisur nga faktet, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, Paolo Sartori, vendosi t'i heqë lejen e qëndrimit 35-vjeçarit shqiptar dhe ta dëbojë nga territori kombëtar.
Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike në zonën e Bolzanos. Komisioneri Sartori theksoi rëndësinë e luftimit të shpërndarjes së drogës, duke nënvizuar pasojat negative në strukturën sociale dhe sigurinë publike.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.8%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 4390
Lajme të tjera
-
Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali
4 Maj, 11:45
-
Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore
4 Maj, 07:20
-
Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar
3 Maj, 21:58
-
Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s
2 Maj, 19:05
-
Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën
2 Maj, 15:05
-
Itali/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku (VIDEO)
1 Maj, 19:31
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill, 16:51
-
Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg
29 Prill, 13:02
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31