Gara të paligjshme në aksin Sauk-Teg, hiqen 22 patenta brenda dy orëve (VIDEO)

TIRANË- 22 patenta janë pezulluar brenda dy orëve ditën e sotme, të të rinvje që bëjnë gara në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00. Burime zyrtare bëjnë me dije se këta drejtuar janë pikasur nga policia duke lëvizur me një shpejtësi marramendese me 140 km/h-180 KM/h në një orar kur kjo rrugë karakterizohet nga një fluks i madh i lëvizjeve.

"Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj, shpejtësia, alkooli, garat me shpejtësi, te presin rrugëtimin e jetës. Vijojnë kontrollet parandaluese për aksidentet rrugore, ne rrugët te cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak te shpejtësisë dhe manovrave te rrezikshme qe kryejnë drejtuesit e mjeteve. 140 km/h-180 KM/h në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, kur fluksi i mjeteve ne levizje eshte i plote. Guxim! Vetebesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cila do qoftë arsyeja e drejtimit të mjetit në këtë mënyrë tejet të rrezikshme për jetën e tyre dhe të tjerëve, është e pa pranueshme dhe vrastare. Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , në dy ore në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, te cilat varionin nga 140 km/h - 180 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjereve por edhe përdorueseve te tjerë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugore, mos u beje statistike rrugore. Familja ka nevoje per TY , jo per fotot dhe videot Tuaja", njofton policia.

Garat me makina janë kthyer në një problem serioz ditëve të fundit. Vetëm dy ditë më parë, humbi jetën një 17-vjeçar. Kristjan Vasili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë në parkuar në anë të rrugës.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • : 14/11/2019 08:09

    Burg jo heqje patente Se ata dalin neser prap ne rrug

    Përgjigju
  • Agjenti: 14/11/2019 00:44

    Po perfundoni lajmerime neper shtylla. U rrofshin pasurite baballareve pasi tju fusin ne dhé...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë