Me 2 miliardë dollarë me vete drejt Shqipërisë, arratiset themeluesi i kriptomonedhës turke

Një vjedhje sipas modelit të Woody Allen ka tronditur Turqinë. 28 vjeçari turk Faruk Fatih Özer themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX është arratisur në drejtim të Shqipërisë, pasi kishte marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë. Kjo pasi kompania e drejtuar nga ai ndaloi operacionet më 19 prill.

Të mërkurën në mbrëmje Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim që askush nuk e di me siguri, por mediat lokale dhe të huaja theksojnë se vendstrehimi i tij i ri është Shqipëria pasi sipas haber turk ai ka mbërritur në vendin tonë në 20 Prill.  Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qënë të pasuksesshme.

Edhe pse zhdukja e tij, nuk ka ardhur pa paralajmërim pasi 28 vjeçari kishte njoftuar përdoruesit se për shkak të një update në sistem ata nuk do të mund të përdornin llogaritë e tyre për 6 orë fillimisht.

Özgur Evren Kiliç, një nga avokatët e viktimave tha se edhe pse investitorët ishin paralajmëruar paraprakisht për vonesat, në moment që nuk mundën të logojnë në llogaritë e tyre dhe faqja u mbyll plotësisht,  kanë filluar të ngrenë padi kundër Özer në provincat ku ndodhen, duke paralajmëruar një betejë të madhe ligjore për biznesmenin turk.

Në THODEX janë gjithsej 400 mijë llogari dhe 391 mijë investitorë aktivë, duke pasur një vëllim mujor transaksioni prej 100 miliardë lira, afërsisht 12 miliardë dollarë. Duke bërë që me zhdukjen e tij ati të këtë realizuar mashtrimin më të madhe në historinë e Turqisë me vlerë 2 miliardë dollarë.

Skandali me kriptomonedhat, përkeqëson një botë e cila është diçka relativisht e re në Turqi. Me rritjen e inflacionit në vend vitet e fundit, sidomos gjatë pandemisë shumë qytetarë janë përpjekur që të mbrojnë kapitalin e tyre duke investuar në monedhat digjitale. Shumë prej tyre të magjepsur nga jeta luksoze e 28-vjeçarit nga Bosfori, investuan në rrjetin e tij, duke bërë që atij të mos i duhet shumë kohë dhe të bëhej më e madhja në vend. Por zhdukja e tij dhe mashtrimi i madh i të riut turk, paralajmëron edhe skandale politike ku në qendër të tyre është edhe ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu, pasi ai i fundit ishte shfaqur në një foto në krah të tij, edhe pse ministri ka mohuar ta njohë ose të ketë lidhje me të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Themeluesi i kriptomonedhës turke arratiset drejt Shqipërisë, ministri i Brendshëm turk bisedon me homologun shqiptar

Interpol ka lëshuar një njoftim të kuq për Faruk Fatih Özer, themeluesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, i kërkuar për mashtrim, ndërkohë që ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka zhilluar një telefonatë me homologun shqiptar Bledar Çuçi për kapjen e Özer-it, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka biseduar me homologun shqiptar Bledar Çuçi, ndërkohë që më herët ka pasur telefonatë edhe midis drejtorëve të policive të dy vendeve.

Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës Thodex, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Dje në Prokurorinë Republikane në Stamboll u paraqit një padi penale, kurse më vonë filloi hetimi kundër Özer-it, i cili dyshohet për krimin e "mashtrimit të kualifikuar".

Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.

Gjithashtu u theksua se faqja në internet "www.thodex.com" nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo është një faqe që ka rreth 400.000 përdorues, përfshirë 390.000 përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët