Me 28 ikona, çelet ekspozita ‘Thesare të risjella në jetë’ në Qendrën Muzeore 'Onufri' në Berat (VIDEO)

“Thesare të risjella në jetë”, është  pavjon i ri për vizitorët me 28 ikona dhe objekte të restauruara  në Muzeun e Ikonografisë “Onufri” në qytetin e Beratit.

Drejtori i Muzeut të Ikonografisë Onufri, Agron Polovina e cilësoi koleksionin e ikonave ekspozuar në Laboratorin e veprave të artit, një thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore i cili daton që në shekullin e XIV.

'Ekspozita me “Thesare të sjella në jetë” vjen si një grishje dhe një koncepti i ri drejt trashëgimisë kulturore për t’i ofruar publikut një produkt, një koleksion dhe thesar të vyer duke synuar të rrizi vizitueshmërin dhe të nxisë turizmin vendas dhe të huaj. Fakti që koleksioni i muzeut i përket një periudhe 6 shekullore nga shek XIV-të deri në shekullin e XX-të, të realizuar nga mjeshtrat më të e bën të rëndësishëm e bën të domosdoshëm qënien e restauratorit për t’i ruajtuar e zbuluar nga shtresëzimet e kohës këto thesare'- tha Drejtori Muzeut Onufri, Agron Polovina.

Krahas ekspozitës Qendra Muzeore Berat  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është zhvilluar dhe një aktivitet me aktorë të Teatrit Kombëtar ku nuk kanë munguar recitimet e artististëve si dhe këngë e valle të pregatitura nga trupi i kërcimtarëve te pallatit tē kulturës “Margarita Tutulani”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën