‘Me 30 doza kokainë, pasaportë të falsifikuar dhe 1600 euro’, dëbohet nga Italia i riu shqiptar

‘Me 30 doza kokainë, pasaportë të falsifikuar dhe 1600 euro’, dëbohet nga Italia i riu shqiptar

Foto ilustruese

Karabinierët e Luinos, Itali kanë arrestuar një 26-vjeçar, pasi gjatë një  kontrolli rezultoi se ishte me pasaportë të falsifikuar, gjithashtu atij iu gjetën 30 doza kokainë si dhe 1600 euro.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ishte dëbuar më parë nga Italia dhe ishte kthyer duke përdorur të dhëna të tjera personale duke lëvizur lirisht në rrugët e vendit fqinj. Ai iu nënshtrua verifikimit të gjurmëve të gishtave ku përmes të cilave u zbulua edhe identiteti i tij i vërtetë.

Autoritetet italiane e kanë dëbuar 26-vjeçarin, duke e nisur në Tiranë me një fluturim direkt nga Bolonja , ndërkohë që të riut i ndalohet që të hyjë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi