Më 30 korrik Kuvendi vendos për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Hajdari: Ditë historike, çështja u fut në shinat e duhura

TIRANE-Në datë 30 korrik parlamenti do të vendosë nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Sot Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët online kanë dëgjuar propozimin e opozitës parlamentare dhe kanë miratuar kalendarin e seancave dëgjimore me palët për ndryshimin e sistemit. Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi prezantoi nismën e opozitës parlamentare, të firmosur nga 29 deputetë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pragun 5% për partitë dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore. "Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektoratin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura indirekt kufizohen edhe koalicionet. Kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ku ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është proporcional me lista të hapura, por nuk u dëgjua” tha Murrizi.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudina Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një ditë historike për vendin pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme dhe u shpreh besimplotë se kjo çështje dhe ky proces ka hyrë në shinat e duhura.

 "Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t'i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. E rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar. E kemi futur këtë proces në shinat e duhura", tha Hajdari.


Kalendari i diskutimeve per ndryshimin e sistemit
Për procedurën e shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, depozituar në Kuvend më 15.06.2020 (Miratuar në mbledhjen e përbashkët, datë 30.06.20120)

E Marte
30.06.2020
Ora 10.00
1. Miratimi i provedurës dhe i kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
-Prezantimi i nismës nga nismëtarët;
-Caktimi i relatorëve;
-Caktimi i mënyrës së njohjes së projektligjit nga zgjedhësit;
-Miratimi i ekspertëve konstitucionalistë; (caktimi i ekspertëve)

2.Miratimi i kalendarit të seancave.        

E merkure
1.07.2020
Ora 10.00
1.Vazhdimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
2. Caktimi i detyrave për ekspertët konstitucionalistë.   

E premte
3.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
Sherbimi Ligjor Falas
Qendra Res Publica
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra per Nisma Ligjore dhe Qytetare
Partners Albania
Instituti per demokraci dhe Zhvillim
Avokatet Penaliste
Fondacioni Moisiu
CRCA
QSHDNJ
Civil Rights Defenders
IDRA
EMA
Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut
ACER
Qendra ALTRI
Klinika Ligjore per te Mitur
Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në fushën e monitorimit të proceseve Zgjedhore;
Koalicion i vezhguesve vendor
OSBE
NDI (Instituti Kombetar Demokratik)
CRCA    

E hene
6.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të botës akademike;
Fakulteti i Drejtësisë Tiranë
Fakulteti i Drejtësisë Durrës
Fakulteti i Drejtësisë  Vlorë
Universiteti “Mesdhetar”
Universiteti “Europian”
Universiteti “Marin Barleti”

E marte
07.07.2020
Tryezë diskutimi me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtare:
Avokati i Popullit
Prokurori i Pergjithshem
KQZ
Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe te Drejten e Informimit
Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi
Delegacioni i BE-së
Këshilli i Europës
Zyra-OSBE
Zyra e UNDP- së
UNICEF

E merkure
8.07.2020 Përgjigje e pyetjeve drejtuar ekspertëve        

E premte
10.07.2020 Diskutimi në parim i projektligjit.       

E Hene
13.07.2020 Diskutimi nen për nen i projektligjit.

E Merkure
Datë 14.07.2020
Përgatitja dhe miratimi i raportit të mbledhjes së përbashkët për t’ia paraqitur seancës plenare.              

E Enjte
30.07.2020
Shqyrtimi në seancë plenare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Hajdari e lumtur: Ditë historike, çështja e ndryshimit të sistemit u fut në shinat e duhura! Diskutimet vijojnë për rishikimet Kushtetuese (VIDEO)

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudina Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një ditë historike për vendin pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme, ajo e ndryshimit të sistemit zgjedhor ku do i rikthejë parlamentit sovranitetin e duhur dhe shqiptarët do të mund të vendosin vetë për fatet e tyre.

Hajdari tha se ky është një proces që kërkon kohë pasi po flitet për rishikimin e Kushtetutës, por u shpreh besimplotë se kjo çështje dhe ky proces ka hyrë në shinat e duhura.

 "Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t'i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura. Ka ardhur koha të shtyjmë mazhorancën të plotësojë këtë kërkesë të opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile.

Për mua kjo kërkesë mori udhën e duhur duke e negociuar për pikat pasi jo në çdo pikë jemi dakord si grup demokrat, por e rëndësishme është përfshirja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. E gjithë kjo është një proces dhe jo një gjë e kollajshme dhe për mua është e rëndësishme që të gjithë dhe ekspertët të japin opinionin e tyre. Do të jem pjesë e procesit, por e rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar.

E gjitha kjo është proces dhe nuk është një gjë që ndodh në mënyrë të shpejtë sepse po flasim për rishikimin e kushtetutës. në gjithë këtë proces duhet të ulim njerëzit e duhur profesional e të kualifikuar dhe duhet të jemi tepër të kujdesshëm, mazhoranca ka premtuar që do ta bëjë këtë proces me dy shkallë, pavarësisht këshillit politik ku u arrit një marrëveshje. I bëra kërkesë opozitës jashtëparlamentare për ta mbështetur këtë nisëm, por u surprizova kur nuk arriti dot të na mbështeste.

Gjatë kësaj periudhe vendosëm ta bënim me dy shkallë, unë e përmbusha rolin tim në këshillin politik duke rikthyer PD dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme, por nuk hoqa dorë nga ndryshimi i sistemit.  E kemi futur këtë proces në shinat e duhura", tha Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë