Me 321 pasagjerë në bord, avioni në Tajlandë përfshihet nga flakët pak momente pas nisjes (VIDEO)

Me 321 pasagjerë në bord, avioni në Tajlandë përfshihet nga flakët pak momente pas nisjes (VIDEO)

Momenti kur aeroplani përfshihet nga flakët

Një motor mori flakë në një aeroplan turistik me 321 persona në Tajlandë pasi gomat e tij shpërthyen gjatë ngritjes, duke çuar në ndërprerjen e nisjes së fluturimit.

Në emergjencë, 309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në një aeroplan turistik rus në Phuket, Tajlandë, zbritën dhe u detyruan të prisnin një avion të ri.  Pamjet dramatike treguan Boeing 767-306ER të përfshirë nga flakët nga zjarri i papritur për shkak të një defekti të motorit.

Pati raportime për një 'shpërthim të fortë' në urgjencën e ngritjes. Pajisjet e uljes gjithashtu u përfshinë nga flakët në të njëjtën anë të djathtë të avionit kur avioni ndërpreu nisjen e tij.

Një prej dyshimeve është se linjat ajrore ruse po kërkojnë të operojnë me avionë të vjetëruar pa mirëmbajtjen e duhur pas sanksioneve të ashpra perëndimore për luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Ky aeroplan i kompanisë charter Azur Air ishte duke u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Phuket për në Moskë kur ndodhi incidenti.

Pasagjerët në bord përfshinin një numër të lartë meshkujsh që fshiheshin nga dekreti i mobilizimit të Putinit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë