Me 5 doza hashash në makinë, shoqërohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe djali i Azem Hajdarit

Me 5 doza hashash në makinë, shoqërohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe djali i Azem Hajdarit

Djali i Azem Hajdarit

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme në Elbasan, së bashku me 2 persona të tjerë, pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Azem Hajdari, së bashku me dy persona të tjerë, H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, po lëviznin me një automjet ku pas kontrollit nga Policia iu gjetën 5 doza me kanabis. Bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike i përkiste shoferit të automjetit, H.Gj., 23 vjeç, ndërsa Hajdari dhe 19-vjeçarja janë shoqëruar në komisariat për procedurë.

 “Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi",  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrapo Hekali: 25/07/2021 06:36

    Spaku Po te rritesh dhe te shkollohesh ne Amerik dhe vjen nje dit i hofen gomarit persembrathi.

    Përgjigju
  • I drejti: 24/07/2021 02:39

    Hajde lajm hajde. Me hashash jan gjysma e te rinjve shqiptare. Djal i ri edhe ky, sikur ka bere krim e sikur ka vrare njeri. Atyre te tjereve qe kishin hashashin ja kan shkruajtur emrat me iniciale, i biri Azem Hajdarit ka zaptuar gjithe titujt e mediave. Turp per mediat, gjynah per djalin

    Përgjigju
    • Ujku i maleve: 24/07/2021 05:27

      Hajde nji verifikim tjeter pasurie me ket rast

    • Elbasoni: 24/07/2021 05:25

      Nuk para i ndalon policia se levizin akoma me makina me tabele policie dhe gjykate megjithese mami nuk osht me gjykatese.cudi qe i kan ndalu

  • Arben: 23/07/2021 23:51

    Dhe ta mendosh qe mamin e ka pas gjyqtare qe jepte drejtesi. Zot fali se nuk e dijne cfare bejne.

    Përgjigju
  • Mor pis: 23/07/2021 21:15

    E nxive emrin e babait .

    Përgjigju
  • Me kam te mare: 23/07/2021 19:54

    Kot se qujten me emrin e babs qe ti ngjante e tja kalonte

    Përgjigju
  • Azemi: 23/07/2021 19:02

    Nje Azem del burre, se femijet i nxorri drogaxhi Gjynah dhe mami ne krah tjeter!!! I njohin te gjithe nuk cuditet kush nga lajmi.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 23/07/2021 21:30

      Jo vetem "burre" po' edhe deshmor i atdheut,per tutto e faqen e zeze....

    • Lac fare: 23/07/2021 20:37

      Shifi ca makinash kan,as nuk i fshehin po dalin hapur me super arrogance lek i cmendur.shtet patatinash

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë