Gomonia me 5 persona në bord lëshon sinjalin SOS në afërsi të Karaburunit, shpëtohen nga policia

Gomonia me 5 persona në bord lëshon sinjalin SOS në afërsi të Karaburunit, shpëtohen nga policia

Një gomone me emrin “LYPEN 3” në afërsi të Karaburunit,  me 5 persona në bord ka dhënë sinjalin SOS dhe ka kërkuar ndihmë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Për tu ardhur në ndihmë këtyre personave drejt gomones u nisë Policia Kufitare me një mjet të shpejtë lundrues të cilët bënë edhe shpëtimin e personave që ishin në bordin e gomonose që pësoi defekt në motor. Të gjithë personat e shpëtuar nuk kanë asnjë lëndim dhe janë nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

" Sot rreth ores 14:00 njoftoi QNOD se ne oren 14:05 nje mjet i vogel lundrues me flamur shqiptar, qe ishte duke lundruar ne gjiun e Vlores me 5 persona ne bord, pesoi difekt ne motorr. U njoftua Policia Kufitare e cila kishte derguar nje mjet te shpejt lundrues per dhenien e ndihmes. Ne oren 14:35 njoftoi QNOD se u gjete mjeti i cili kishte avari me njerzit shendosh e mire dhe ju tha asistenca e kerkuar nga ana e Policise Kufitare per shpetimin e njerzeve duke i shoqeruar per ne portin e Vlores." njoftoi QNOD.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Kujtojmë se pak kohë më parë në afërsi të kësaj zone një anije u përfshi nga flakët dhe marinarët në bordin e saj  shpëtuan fatmirësisht duke u hedhur në ujë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla