Me 'Audi Q7' e 'Nissan' të vjedhur, sekuestrohen makinat luksoze në Kakavijë (VIDEO)

KAKAVIJË- Dy makina luksoze janë bllokuar në Kakavijë pasi ishin me numër shasie të falsifikuara dhe rezultonin të vjedhura jashtë vendit. Po ashtu është sekuestruar edhe një trajler gjithashtu me shasi të falsifikuar.  Në lidhje me këto vepra penale janë vënë nën hetim 4 persona.

Në hyrje të Shqipërisë, është sekuestrua një makinë e markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga një grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Kjo makinë rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë makina dyshohet ise është vjedhur dhe i trafikuar. Ndërkohë greku u procedua penalisht për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike".

Ndërkohë në dalje të Shqipërisë  u sekuestrua një  “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shqiptari A. B., 53 vjeç, banues me Vlorë. Kjo makinë rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike".

Po në dalje të Shqipërisë u sekuestrua edhe një “Rimorkio trajler”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues boshnjakun me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shoferi u procedua për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike"

Po ashtu u sekuestrua një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit ishte ne posedim te shqiptarit t V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ai u vu nën hetim për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët