Me bikini duke bërë 'twerk', senatorja amerikane që ka trazuar SHBA-në (VIDEO)

Senatorja amerikane Tiara Mack ka shkaktuar reagime të shumta pas postimit të një videoje që tregon 28-vjeçaren duke bërë një kërcim provokativ të njohur me emrin twerk.

Përfaqësuesja demokrate e Rhode Island iu bashkua senatit amerikan në janar 2021 dhe është e para senatore afrikano-amerikane e cila ka dalë haptazi si pjesëtare e komunitetit LGBT+.

Ditën e hënë, ajo postoi një video të saj në plazh e veshur me bikini teksa bënte një kërcim twerk teksa qëndronte me kokën poshtë.

Videos 8-sekondëshe i ishte bashkuar citimi ‘Votoni për Senatoren Mack!’ dhe gjatë 24 orëve të para ajo mori mbi 2 milionë shikime.

Por komentet nuk ishin vetëm pozitive.

“Sa e turpshme që një person i tillë është zgjedhur si senator i një shteti. Çfarë lloj sjellje është kjo?” – shkruan një komentues në rrjete sociale.

Të tjerë kanë dalë pro Mack duke thënë se sjelljet e dikujt jashtë orarit të punës nuk tregojnë asgjë rreth karakterit apo aftësive të atij personi për sa kohë nuk cenojnë askënd.

Më vonë, Mack i është përgjigjur disa prej kritikëve të saj duke thënë se ajo ka një diplomë nga Ivy League dhe votuesit e saj e pëlqejnë atë pasi ajo është ‘argëtuese’.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?



×

Lajmi i fundit

Edhe Luli thoshte ‘kur të vijë Shtatori....’

Edhe Luli thoshte ‘kur të vijë Shtatori....’