'Me çmime në Amerikë, Paris e kudo në botë'...artizanet në Kukës kërkojnë hapjen e ish-ndërrmarjes

KUKËS-Në këtë godinë, tashmë të degraduar dhe të lenë në harresë ishin të punësuar 800 gra e vajza kuksiane, që prodhonin qilima dhe sixhade. Por prej afro tre dekadash, tradita e punimit të qilimave e sixhadeve po mbijeton vetëm falë disa sipërmarrjeve të vogla dhe prezantimit të tyre në panaire të ndryshme lokale dhe kombëtare. Artizanet e Kukësit, të cilat punimet e tyre i ekspozojnë vetëm në panaire të ndryshme të artizanatit, kërkojnë hapjen e ish-ndërmarrjes së prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, si e vetmja mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës për gra e vajza.

"Me porosi çka.

-Në Kukës ka qenë një ndërmarrje. A kërkoni ju që të rikthehet sërish?

-Patjetër, patjetër që e kërkojmë. Punimet tona kanë vlerë. Kanë fituar çmime në Paris, Amerikë e kudo nëpër botë. Nga atje kam shumë porosi unë. Për momentin shumë pak më kanë ndodhur.

-Ne shpresojmë, por se di çfarë mund të bëhet. Kryetari i bashkisë mund të bëje diçka. Ne kemi shumë qejf të rikthehet, por nuk e dimë. Do të sillte shumë punësim në rradhë të parë për gratë sepse janë të pa puna.

-Të hapet vendi dhe punëtorët janë gati", shprehen disa artizane.

Artizanati në Kukës, para viteve 90 përbënte një sektor të rëndësishëm ekonomik jo vetëm në rajonin verlindor por edhe në shkallë vendi.  Ndërsa sexhadet e qilimat e prodhuar në këtë qytet kanë qenë të njohura në shumë shtete të Europës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 03/11/2019 15:25

    Duhen hapur artistiket ne tirane,,kukes e kudo..ne tirane kane patur 5 mije punetore....

    Përgjigju
  • redi: 03/11/2019 10:01

    Kukesi sot ka per kryetar bashkie nje manaxher te shjelqyer si zoti Gjici . E ja tregur veten si prefekt dhe si president i futboll klubit Kukesi. Sygjeroj zotit Gjici se kukesianet e mire do te punesohen nese vet ai me fuqine qe ka te hape ndermarrjen e punimit te sixhadeve,te rregulloj Hotel turizmin dhe ta administroj bqshkia si dhe te nxise milioner dhe emigrant kuksian per agroturizmin dhe hapjen e minifabrikave per perpunimin e frutave,te paketimeve te arrave ,bajameve dhe geshtenjave.Eshte e mira qe nese duan grate te bashkphen dhe me ajsione te administrojne ndermarrjen. Me pak menaxhom Kukesi jo vetem do kete punesim por mund te punesoje dhe te tjere nga qytetet e tjera. Kujesi me aeroportin e ri do kete nje fizionomi moderne.Gjici mund ti arrije te gjitha jeto qe thashe

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/11/2019 23:01

    Po te ishin ruajtur ndermarrjet sot do kishim produkte made in albania kudo.. Qellimi i politikes ishte te shkaterrojme cdo gje e ti marrim me letta me vlere.. Sot po kerkojme te kthehemi ku ishim.. Vaj me det

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas