'Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen time të fundit', dëshmia e një ukrainas duke folur rreth tmerreve të përjetuar nga ushtria ruse

'Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen time të fundit', dëshmia e një ukrainas duke folur rreth tmerreve të përjetuar nga ushtria ruse

Ukrainë, në fshatin Verkhnya Rohanka, në lindje të Kharkivit, Rudych, 68-vjeç flet rreth momentin kur forcat ruse erdhën në zonë si dhe tmerrit që ai përjetoi, pasi ushtria ruse e arrestoi dhe donte ta ekzekutonte me pretekstin që kishte dhënë informacion ushtrisë ukrainase.

"Më vunë në gjunjë këtu në oborr, dhe qëlluan përtokë para syve të mi. Komandanti i tankut kishte një mitraloz, shoferi i tij kishte një pistoletë", tha Rudych.

Ai thotë se më pas ushtarët rus e tërhoqën zvarrë përmes nëpër korsi dhe e dërguan në një kodër, ku atje e detyruan përsëri të ulej në gjunjë.

“Pastaj ata thanë:“Bëj lutjen tënde të fundit”. Thjesht pyesja pse. Ata thanë se i kisha dhënë informacion ushtrisë ukrainase, por thashë se nuk kuptoja asgjë se çfarë po ndodhte. Telefoni im nuk kishte as sinjal. Komandanti më la të shkoja, por më tha të largohem nga fshati, duke shtuar: “Të jap tre orë. Nëse kthehem dhe të gjej këtu, do të të qëlloj dhe do të të shkatërroj shtëpinë”, tregon i moshuari.

Rusët që atëherë janë tërhequr nga skajet e Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, dhe tani mbrojnë një brez të hollë territori përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës 20 milje larg, një linjë furnizimi për në Donbas, por lufta ka lënë shkatërrim pas saj.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend