ME DRON/ Çfarë ka mbetur në Thumanën ku u shuan familje! Do të shembet edhe pallati që iu 'këput' kati i fundit

Në Thumanë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre pallatet që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë dhjetëra viktima. Report Tv sjell planet me dron nga këto momente dhe atë se çfarë ka mbetur në Thumanë ku u shuan disa familje.

Përveç tre pallateve që u rrënuan, IKMT do të shembë edhe një pallat të katërt i cili ka pësuar dëme në pjesën e kateve të sipërme të tij, ku është shkëputur një pjesë e madhe në katin e fundit. Pallati është identifikuar si i pabanueshëm dhe me rrezik për godinat përreth, arsye për të cilën do të shembet.

d.ba./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është menaxhuar si duhet situata pas tërmetit të 26 Nëntorit?

Komento