FIER - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ishte në një takim me banorët e qarkut të Fierit ku ishin të pranishëm edhe ish-deputetë të opozitës joparlamentare.
"Qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit. Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht. Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri", tha Bardhi.
Por ajo që bie në sy është ambienti i takimit të Bardhit me banorët e zonës. Veç flamujve që të japin përshtypjen sikur të jemi në fushatë zgjedhore, në të gjitha takimet në ambiente të ndryshmë që kanë bërë në këtë qark, evidentohet fotoja e kryetarit të Partisë Demokratike vendosur në një kornizë në mur...Duket se demokratët kanë nisur të zëvendësojnë imazhin e Ismail Qemalit, që mbajnë institucionet zyrtare, me atë të liderit demokrat Basha!
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2590
Lajme të tjera
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
hahaha kjo qenka gallate:)
PërgjigjuSi ne foto me ngjan si loqemacok
PërgjigjuVertete qesharake, por edhe e trishte. E pastaj thone pse ikin shqiptaret. Ikin ore pisa politikane sepse kane frike per alternativen qe ka perballe Rama. Dmth te heqesh Ramen qe te vini ju me kete mendesi komuniste i bie qe mos kete me te ardhme ky vend sepse zakonisht alternativa duhet te jete gjithmone me shpresdhenese se qeveria. Por ketu ne Shqiperi si cdo gje ndodh e kunderta qe duhet te jete. Alternativa e opozites eshte me keq se qeverisja... Cfare drame per popullin shqiptar..:(
PërgjigjuMuuuuhahahahahahahajaha sa qesha ptuuuuuuuu rac e keqe komunistat e m**it e b**hlepirsa
PërgjigjuSkandaloze, kjo mëndësi kërkon pushtetin. Kurrë më kultit të individit. PD=Parti Debilash
Përgjigjuahahahaha, ne delir komplet per cik pushtet lulishi na shkriu fare
Përgjigju