Me foton më të ngrohtë dhe fjalët prekëse, Hajdari përkujton ditëlindjen e të atit: I shtrenjti im, do bëj gjithçka që të ndihesh krenar për mua

Me foton më të ngrohtë dhe fjalët prekëse, Hajdari përkujton ditëlindjen e të atit: I shtrenjti im, do bëj gjithçka që të ndihesh krenar për mua

Azem dhe Rudina Hajdari

Drejtuesja e Opozitës së re, Rudina Hajdari përmes një fotoje ka përkujtuar ditëlindjen e babait të saj, Azem Hajdari.

Ajo me foton më të ngrohtë dhe fjalët prekëse, e sigurt se ai e sheh nga lart premton se do të bëj gjithçka që ai të ndihet krenar për të.

“Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.”, shkruan ajo.

Hajdari në fund shkruan “Më ka marrë malli”.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Hajdari publikon foton me te atin e ndjerë, preket Zeka dhe kujton intervistën e fundit me Azem Hajdarit

Pasi Rudina Hajdari ndau foton prekëse me babain e saj të ndjerë, gazetari Milaim Zeka në shenjë respekti për deputeten publikoi intervistën që ka bërë me Azem Hajdarit.

Ai shkruan se teksa ishte i ulur në një kafe në Stokholm, ndërkohë që po bisedonte me vajzën e tij të madhe, i ra në sy fotoja e publikuar nga Hajdari.

“Mendova e çka nuk mendova”, shkruan ai.

Zeka tha se mbase kjo ishte intervista e tij e fundit dhe është zhvilluar para selisë së PD-së, në Tiranë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurajo: 11/03/2021 13:12

    Si baba e prind,jam mallëngjyer!Dashuria e bijave për baballarët është shumë e madhe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes