Me fustan rozë dhe mustaqe, artisti shqiptar çmend grekët me performancën (FOTO)

Astrit Ismaili

Artisti shqiptar, Astrit Ismaili i ka çuditur të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës. Ndërsa ishte zgjedhur për hapjen e Bienales, Ismaili kishte zgjedhur që të vishte një fustan rozë me shkëlqim, ndërsa kishte vendosur edhe mustaqe. 

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”. I njohur për paraqitjet e tij kontroverse, Ismaili u shfaq me një fustan të punuar nga stilisti Valdrin Sahiti.

Tematika e këtij viti e Bienales së Athinës ishte “Eklipsi që ëndërron dritën”. Vetë artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shpjeguar konceptin e performancës së tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative Ëhen Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj”, shkruan ai.

 

1/6
SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Isa Bolentini: 04/10/2021 23:31

    Nga te gjitha shtetet e prisja po nga nje shtetas i kosoves nuk ma merte mendja kurr nje prezence te till ,pasi ne kosove evoulimi shoqerore eshte i ngadalte dhe me popullor. Gjithesesi mua nuk me duket normale nje burre me veshje femre, mesazhin nuk mendem ta kuptoj.

    Përgjigju
    • Wina: 06/10/2021 04:16

      Nuk i heq asgje komentit tuaj!

  • Greku: 04/10/2021 07:43

    Veshje tradicionale ekosoves...

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2021 00:44

    Duket si Freddie Mercury ,vetem se Mercury u vesh si femer vetem per /I want to be free/.Eshte shokuese te shohesh meshkuj me fustane femre sot,megjithse jo e pazakonte.Mendoj se kane qene po kaq shokuese dikur femrat me veshje burrash,si psh:mbreteresha Kristine,Zhan D'Ark,George Sand,etj.

    Përgjigju
  • mondi: 02/10/2021 15:36

    Le t'a mbajne.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministria e Arsmit: Nesër në 11 takim me kryebashkiakët