'Më jep lekët ose të vrava'/ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, kërcënonte të riun në rrjetet sociale

'Më jep lekët ose të vrava'/ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, kërcënonte të riun në rrjetet sociale

Foto ilustruese

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar një person në rrjetet sociale për t'i dhënë një shumë të caktuar parash.

Në pranga ka rënë F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 31-vjeçari pasi ka hasur kundërshtinë e I.I. për t'i dhënë lekët e kërkuara e ka kërcënuar me jetë.

"Nga specialistët e Sektorit  të  Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP  Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhënien e një shume të konsiderueshme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumën e kërkuar prej tij", njofton policia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë