Me Kajan në krah, Erion Veliaj jep lajmin: U shërova nga COVID-i!

Me Kajan në krah, Erion Veliaj jep lajmin: U shërova nga COVID-i!

Kryebashkiaku Erion Veliaj me Kajanin në krah

TIRANË- Me djalin e vogël në krah, Kajanin, i veshur me bluzën e kombëtares shqiptare, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë lajmin se është shëruar nga COVID-i.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një reagimi në rrjetet sociale, teksa ka zgjedhur edhe të sqarojë edhe disa informacione që qarkulluan në media se ka shkuar në Turqi për t'u kurua.

Numri një i Tiranës ka bërë me dy se 2 javë ka qenë në izolim dhe trajtim mjekësor në Tiranë dhe askund tjetër, duke theksuar se nuk kanë qenë shumë të lehta për të, por që i ka kaluar me mbështetjen e familjes, por edhe të mjekëve. Deklaratën e tij, Veliaj e mbyll me një mesazh për më shumë dashuri dhe paqe, që të dalim sa më të fortë në betejën me këtë virus.

Mes këtij mesazhi për më shumë dashuri, Veliaj premton do angazhohet me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve që kanë humbur prindërit nga COVID-i!

"Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor - në Tiranë, e askund tjetër - testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t'iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël - Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara - e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë. Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t'iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë! Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë!

Jam i brengosur për ata që s'ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve! Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush", shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku u konfirmua pozitiv me COVID-19 më 28 korrik, teksa Bashkia iu nënshtrua dezinfektimit dhe një pjesë e stafit me të cilin kishte pasur kontakte të afërta me të u karantinuan.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertian: 13/08/2020 00:26

    Haber I keq per gjithe shqiptaret

    Përgjigju
  • Dituri: 12/08/2020 22:50

    Zhduku nga ekranet se na e prish diten kur shikon surratin tend.

    Përgjigju
  • Tull: 12/08/2020 22:06

    Sbie rrufeja nd halet. Shif di i ndrrin lekurs dhd kur ishte ne pune dukej di 50 vjecar....djalke bre je bere

    Përgjigju
  • Popull: 12/08/2020 21:41

    Perlat ropq*ri

    Përgjigju
  • Tralala: 12/08/2020 21:10

    Shpetoi zagari

    Përgjigju
  • Ilir: 12/08/2020 19:42

    Kujdes, duhet te rrish edhe 14 dite i izoluar nga momenti qe del negativ. Edhe pas kesaj kohe duhet te mbash maske gjithmone, edhe para kamerave...!

    Përgjigju
  • Latif: 12/08/2020 19:26

    Patetik

    Përgjigju
  • Vasil: 12/08/2020 18:28

    Bravo paske pas imunitet te fort.Tani duet me dal ne terren se populli ka marr jerm

    Përgjigju
  • Dil: 12/08/2020 18:16

    Vlla. Shiko ca rruge te ka ngel pa hap. Hape, fut tuba, hidh asfalt, bej parkim me pagese , korsi biciklete. Me pak fjale vazhdo , provo se sa mbajne njerezit

    Përgjigju
  • Meri: 12/08/2020 17:56

    Shendet e te mira te keni

    Përgjigju
  • YYY: 12/08/2020 17:32

    Shyqyr o burre! Tani hidhu e rindertoni pallatet e demtuara nga termeti, se kemi ngele rrugeve qe nga shtatori vjet. Ngelet fshatrave duke u marre me banesat individuale, qe dikush e quan turizmi i por****!

    Përgjigju
  • TIRONCI: 12/08/2020 16:45

    AMON PASH ZOTIN RRI NE SHPI SE KETO DITE QE SKE DALENE TV KEMI QENE ME REHAT SA SBOHET P,PRANDAJ MOS DIL PER I FARE KOHE SE NA I KE SHPIF

    Përgjigju
  • Bledi: 12/08/2020 16:44

    Respekte, te rujt Zoti ty dhe familjen tende.

    Përgjigju
    • U.S.A.: 12/08/2020 21:11

      Gezofshi me familjen.Ti keni te shkuara z.Kryetar.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar