Më keq se në metropolet e Ballkanit, në Romë 254 orë i 'burgosur' pas timonit në trafik

Më keq se në metropolet e Ballkanit, në Romë 254 orë i 'burgosur' pas timonit në trafik

Ndërsa shumë qytetarë që jetojnë në metropolet e ballkanit ankohen për trafikun e rënduar dhe smogun e krijuar prej çlirimit të gazrave nga makinat, në kryeqytetin Italian më shumë se dhjetë ditë në vit shoferët mbeten të ‘ngujuar’ pas timonit.

Është ky rekordi i trishtuar i kryeqytetit italian, Romë, i listuar i dyti ndër qytetet me trafikun më të rënduar në botë.

Renditja kryesohet nga kryeqyteti i Kolumbisë Bogota, teksa në dhjetëshe nuk mungon edhe qyteti i Milanos që ndodhet i renditur në vendin e gjashtë.

254 janë orët e humbura në trafik nga shoferët, 16% më shumë se një vit më parë.

Edhe në Paris, orët e humbura në trafik janë rritur me 4% me gjithsej 237 orë në vit në trafik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët