'Më kërcënohet jeta', Safet Bajri padit në SPAK drejtorin e burgjeve Agim Ismailin

Agim Ismaili, Safet Bajri dhe faksimile e kallëzimit të tij

Safet Bajri, aktualisht i dënuar për llogari të Belgjikës për lidhje me trafikun e drogës, ka paditur në SPAK drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Agim Ismailin për 'shpërdorim detyre'.

Kjo për shkak se Bajri aktualisht dënimin e tij po e vuan në burgun e Fierit dhe ka kërkuar transferimin prej aty, për shkak se pretendon se i rrezikohet jeta. Gjithashtu Bajri kërkon që dënimin ta vuajë afër familjes. Pas kërkesave të përsëritura për transferimin në burgun e Reçit, Bajri e ka dërguar çështjen në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, duke argumentuar dy arsyet e mësipërme.

Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga gjyakatat e Belgjikës, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • Erik: 28/07/2020 10:23

    Kete ben mafia gjithmone, sulmon te drejtin, kercenon te pakorruptueshmin.

    Përgjigju
  • vjeshta: 27/07/2020 21:19

    Pse more pyka,më të ba vërtetë kujtoni se i rrezikohet jeta atij?! Atij i gjunjëzohen të gjithë. Po kjo ashtë loja more....hahhahha

    Përgjigju
  • bledi: 27/07/2020 18:11

    KUJT I PLASI SE TE rrezikohet jeta ty,,,po te ishe i mire dhe pa faje nuk te ngacmon njeri ne burg,....

    Përgjigju
  • eeee: 27/07/2020 16:14

    paskan lan pa hanger kyt aaa,apo sja kane leju vizitat e vecanta

    Përgjigju
  • Tani: 27/07/2020 15:19

    Hahaha o Safet hahaha je i majte ti ha hahahaha Ju mori ne qafe rilindja o maskarenjte e krimit. Ti mund te thuash vetem se je Rilindas por jo i majte dhe i djathte hahahaha Safet Safet Safet edhe sa burg te ka mbet ahahaha

    Përgjigju
  • Tiri: 27/07/2020 14:51

    Rri aty leri ankimet si ato bushtrat kur ishe jashte te mendoje me mire gjerat o cubi leshit se beni te fortin kur keni ndonje hekur ne dore pastaj qurraviteni

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Lulzim Basha dhe pasoja fatale e “atvrasjes” me 8 vite vonesë!