Me krahun e nxirë nga serumet, Vjollca Braho fiton betejën me COVID-19: Isha në gjendje të rëndë në reanimacion

Me krahun e nxirë nga serumet, Vjollca Braho fiton betejën me COVID-19: Isha në gjendje të rëndë në reanimacion

Foto e postuar nga Vjollca Braho

Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho pas një muaji betejë me virusi ka mundur të dalë fitimtare duke u shëruar. Përmes një statusi në facebook, Braho publikon një foto me krahë të nxirë nga serumet duke shkruan e më në fund ia doli.

E shtruar në spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi", Braho tregon se ka pas vështirësi në frymëmarrje, ka qenë në reanimacion dhe në gjende të rëndë, por që falë përkushtimit të bluzave të bardha sot është shëndosh e mirë duke lënë spitalin.

Braho bën thirrje se virusi nuk është një lojë për këdo që mendon se nuk ekziston, ndërsa apelon për qytetarët që të mabjnë maskat dhe ruajnë distancën. Braho ka shprehur mirënjohjen e saj për stafin mjekësor që u kujdesën për të dhe për të gjithë ata që i kanë uruar shërim. 

Vjollca Braho shkruan se është kujdesur ndër të tjera edhe nga e motra e saj, që është shefe reanimacionit te COVID 2.

" Nuk gjej fjale për të falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime) që për dite e netë të tëra ajo mohoi gjithçka nga jeta e saj duke ndenjur në spital e pa u kthyer as në darke në shtëpi ( këtë se beri vetëm për mua por për të gjithë pacientët ne reanimacionin që ajo drejton me aq shumë profesionalizëm e dashuri, duke mohuar veten për pacientët ) ", shkruan ndër të tjera Braho.

Postimi i plotë i Vjollca Brahos

Në Spitalin Shefqet Ndroqi për 1 muaj në luftë për jetën. Por ia dola ....Të dashur miq , mikesha e të afërm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju një për një për mijëra sms-të e dërguara në telefonin tim , e telefonatat pafund që interesoheshit çdo ditë për shëndetin tim edhe pse unë nuk mund t'i përgjigjesha asnjeri. Vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore që dha alarmin që jeta ime ishte në rrezik.

Në Spitalin Shefqet Ndroqi për 1 muaj ne luftuam, në fund ja dolëm. Një falenderim të veçante me përulje për ekipin e mrekullueshëm të reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si Flutura te reanimacionit, kryeinfermieret e përgjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e për gjithë personelin e këtij Spitalit shpreh mirënjohjen të pafund për atë punë të shkëlqyer që ju e bënit për të gjithë e jo vetëm për mua duke ju dhënë frymë e jetë çdokujt me shpirt e zemër. Ju që më dhatë oksigjenin me dhatë frymën me kthyet buzëqeshjen e Jetës me dashuri e profesionalizëm!

Nuk gjej fjale për të falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime) që për dite e netë të tëra ajo mohoi gjithçka nga jeta e saj duke ndenjur në spital e pa u kthyer as në darke në shtëpi ( këtë se beri vetëm për mua por për të gjithë pacientët ne reanimacionin që ajo drejton me aq shumë profesionalizëm e dashuri, duke mohuar veten për pacientët ) . Ne shqiptarët jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente që na i ka zili  dhe për përgatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator .

Në fund një falenderim special për Kapitenin e këtij ekipi te bukur profesionalisht që drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi, i cili vinte çdo ditë në mëngjes e në darkë vizitonte të gjithë pacientet vetë me aq shumë kujdes e profesionalizëm . Unë sot e kam Shpirtin plot për atë që Mjekësia Heroike Shqiptare bën për secilin nga ne . Mirënjohje pafund. Falenderoj Ogerten Ministren e Shëndetësisë që çdo ditë interesohej për ecurinë e sëmundjes time . Jam shumë e emocionuar se heronjtë e Shefqet Ndroqit meritojnë shumë më shumë fjali të spikatura por emocionet e ditës së parë kur del nga spitali janë të mëdha . Ju jam mirënjohëse pafund për gjithçka ju bëtë për mua.

Një këshillë të fundit për ju që se keni kuptuar akoma se çfarë sëmundje vdekjeprurëse është Covid -19 . Ju lutem zbatoni me përpikëri tre rregullat e thjeshta duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg këtë sëmundje vdekjeprurëse .

Falenderoj Zotin që në këtë betejë të vështirë më bëri edhe më të fortë.

Me respekt e mirënjohje përjetë Vjollca Braho. Kjo është Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime që nuk kam fjalë të përshkruaj atë qe ajo ka bërë për mua.

Foto e postuar nga Braho

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë